Zoti Kryetar, Te nderuar deputete! Jam para jush per t'iu pergjigjur me kete debat parlamentar pyetjes se disa deputeteve te opozites me ne krye zotin Neritan Alibali i cili ka kerkuar: INFORM

Zoti Kryetar,
Te nderuar deputete!
Jam para jush per t'iu pergjigjur me kete debat parlamentar pyetjes se disa deputeteve te opozites me ne krye zotin Neritan Alibali i cili ka kerkuar: INFORMACION PER TAKIMIN TIM TE DATES 2 PRILL 2003 ME KRYEMINISTRIN E GREQISE, SI DHE PER QENDRIMIN E QEVERISE SHQIPTARE NDAJ "LIGJIT TE LUFTES" SI DHE PER PUNEN QE BEN AJO PER TE NXITUR SHTETIN GREK TA SHFUQIZOJE KETE LIGJ
Objekti i ketij debati parlamentar ka te beje ne substance me marredheniet mes Shqiperise, atdheut tone, dhe te vetmit shtet te Ballkanit Perendimor qe eshte anetar i NATO-s dhe BE-se, dhe qe aktualisht ka edhe presidencen e ketij te fundit, me Greqine.
Dua te theksoj qe ne krye se Qeveria e Republikes se Shqiperise i konsideron marredheniet me Greqine ne driten e se tashmes dhe te ardhmes se perbashket euroatlantike. Thellimi dhe zgjerimi i ketyre marredhenieve eshte pjese e pandare e programeve dhe axhendave tona te veprimit per integrim te materializuar si ne programin politik te qeverise, ashtu edhe ne veprimtarine e perditeshme ekzekutive te saj. Ne situaten e re te krijuar me hapjen e negociatave per stabilizim asociim me BE-ne ne janar te ketij viti, rendesia e marredhenieve me fqinjin tone jugor, sikunder edhe me vendet e tjera antare te BE-se, fiton logjikshem nje peshe me te madhe dhe prandaj kerkon angazhim maksimal te institucioneve te Republikes se Shqiperise per ngritur standartet dhe kapacitetet e partneritetit me to.
Nga ana tjeter, keto marredhenie kane ne bazen e tyre edhe nje te kaluar te perbashket, sepse ne jemi dy kombet me te vjeter te Ballkanit. Pavaresisht nga veshtiresite qe na jane dashur te kapercejme, te dy popujt tane jane ndeshur shpesh me sfida te perbashketa per progres shoqeror, politik e ekonomik dhe kane ndertuar marredhenie miqesore, respekti, bashkepunimi e ndihme te ndersjelle te shfaqura sidomos ne periudha te veshtira historike. Edhe vete periudha e luftes italo greke eshte nje shembull per ate cka sapo thashe.
Me perpjekje te dyanshme dhe intensive eshte restauruar tashme nje klime e shendetshme bashkejetese, si antiteze e tendencave dhe realiteteve anakronike te historise, nacionalizmave primitive e romantike, prirjeve edhe ne politike ekstremiste e shoviniste qe nuk kane munguar te shfaqen kohe me kohe. Bashkerisht, ne emer te nje te ardhmeje euroatlantike, po kultivohen mentalitete moderne, politika qe mevetesite kulturore kombetare te mos gjykohen si gjera qe e perjashtojne njera tjetren dhe realitet te bashkejeteses qe pasurojne edhe kete pjese te rajonit tone si pjese e realiteteve globale.
Politika e jashtme e qeverise shqiptare ne marredheniet me fqinjet, priret nga moderniteti, nga perballimi me guxim dhe kapercimi i mendesive arkaike, paragjykimeve historike dhe ideologjive nacionaliste qe mbeten ende te pranishme, edhe pse ne tkurrje, ne rajonin tone, ne menyre te vecante. Politika jone orientohet nga modelet euroatlantike per krijimin e atmosferes se partneritetit, duke i perballuar me guxim, duke marre persiper edhe kostot perkatese te realiteteve ekzistuese dhe duke respektuar interesat e popujve te mbare gadishullit. Te mbeshtetur pikerisht te kjo filozofi te progresit, ne bashkepunim me fqinjet dhe me partneret euroatlantik, ne mbetemi te vendosur dhe po punojme per shnderrimin e kufijve te hapesires ballkanike ne simbole konvencionale dhe po krijojme nje hapesire te perbashket ekonomike e kulturore sipas modeleve te Europes se Bashkuar, pjese e te ciles do te behemi edhe ne.
Shqiperia do te vazhdoje edhe me tej te kontribuoje si nje faktor i rendesishem paqeje e stabiliteti ne Ballkan e me gjere, pa e ulur aspak vemendjen ndaj respektimit te standarteve te perparuara te te drejtave te njeriut per shqiptaret qe jetojne aktualisht jashte kufjve te vendit tone. Njeheresh ne jemi te angazhuar per te permbushur standartet europiane edhe per minoritet e ndryshme qe jetojne brenda kufijve tane.
Ne Programin e Qeverise qe une drejtoj, percaktohet se integrimi euroatlantik i Shqiperise kalon permes nje procesi ambicioz te integrimit rajonal, i cili do te vazhdoje te mbetet edhe ne te ardhmen nje nder prioritetet e veprimtarise sone ne fushen e politikes se jashtme. Kjo identifikohet me angazhimin e gjithanshem per instalimin e nje politike emancipuese rajonale, larg skemave te ngurtesuara te se kaluares konfliktuale, per ndertimin e nje sistemi te qendrueshem te marredhenieve te fqinjesise se mire, bashkepunimit rajonal dhe nxitjes reciproke te frymes se integrimit te Ballkanit ne institucionet euroatlantike. Stabiliteti i rajonit tone eshte i bashkerenduar me fuqizimin e panderprere te institucioneve te shtetit te se drejtes dhe kjo mbeten jetike per kete te ardhme.
Me lejoni te hyj me konkretisht ne marredheniet me Greqine per te ripohuar se ato zhvillohen ne kontekstin e tyre aktual, si marredhenie te karakterit strategjik, si marredhenie me nje fqinj i cili ka dhene nje ndihmese te cmuar ne zhvillimet tona ekonomike e demokratike, krahas ndihmes per proceset integruese. Ne te gjithe rrugen tone te ketyre viteve te fundit ne kemi gjetur te Greqia nje aleat dhe partner te rendesishem. Keto marredhenie karakterizohen nga zhvillime konstante, progresive dhe qe jane ne radhe te pare ne interes te te dy popujve tane. Qeverite tona i shohin me vemendje te posacme programet e zhvillimit te metejshme te ketij bashkepunimi per te konsoliduar keshtu nje model shembullor marredheniesh midis fqinjeve ne Ballkanin historik.
Po t'u referohemi qofte edhe vertikalisht treguesve te marredhenieve shqiptaro-greke do te verejme se keto marredhenie kane njohur nje zhvillim te panderprere njerezor, ligjor, institucional, ekonomik etj..
Qe nga rivendosja e marredhenieve diplomatike ne maj te vitit 1971, midis Shqiperise dhe Greqise jane nenshkruar me shume se 90 marreveshje, protokolle, procesverbale e akte te tjera te bashkepunimit dypalesh ne te gjitha fushat : ne ekonomi, financa, banka, tregti, arsim, kulture, shendetesi, transport, turizem, bujqesi, etj. Pothuajse gjysma prej tyre i perkasin dhjete vjeteve te fundit.
Jane zhvilluar dhjetra vizita delegacionesh te niveleve te larta e shume te larta ne te dyja palet. Kurse, persa i perket volumit te shkembimeve tregtare dhe ekonomike, Greqia vazhdon te qendroje si partner i dytë i Shqiperise menjehere pas Italisë.
Popujt e te dy vendeve jetojne sot ne miqesi, respektojne njeri tjetrin, bashkepunojne ngushte dhe ne saj te levizjes se lire gjithashtu krahas bashkepunimit ndershteteror jane shnderruar ne faktore te rendesishem per paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit ne teresi. Nuk gjej prove me te mire per kete realitetit te ri sesa fakti qe prej vitesh me shume se 500.000 shqiptare punojne dhe jetojne duke u integruar gjithnje e me shume ne realitetin grek. Ne vleresojme me mirenjohje popullin dhe qeverine greke per hapat e bera ne lidhje me legalizimin e ketyre shtetasve dhe qe do ta beje me te lehte e me kualitative jeten, sipermarrjen apo levizjen e tyre. Nga ana e vet qeveria shqiptare ka krijuar te gjitha kushtet e nevojshme, brenda hapesirave ligjore te nje ekonomie konkuruese te tregut, qe biznese te shumta te sipermarresve greke dhe shqiptare ne te dyja anet e kufurit te gjejne nje terren te pershtatshem dhe te zhvillohen normalisht ne dobi jo vetem te shtimit te volumit te shkembimit dhe levizjes se mallrave dhe kapitaleve midis te dy vendeve por edhe te prgresit tone ekonomik dhe shoqeror dhe te mireqenies te shtetasve tane.
Episode sporadike apo incidente te caktuara, te trasheguara apo edhe te lindura here pas here, edhe shpesh te publikuara ndonjehere me trajta groteske e tendencioze, une jam i bindur se nuk kane mundur qe te prishin marredheniet shqiptaro-greke apo kete fryme bashkepunimi mes fqinjesh historike. Mbetet detyra jone qe te mos biem ne kurthin e provokimeve te emocioneve te dites, per shkak te spekulimeve prej qarqeve te caktuara qe perpiqen te keqperdorin problematikat e krijuara ne vite per kapital politik, ketej apo andej kufirit .
Duke bere kujdesin maksimal per te mos cenuar frymen e pergjithshme miqesore qe pershkon marredheniet Shqiperi-Greqi, ne nuk kemi nguruar, kur ka qene rasti, ke kerkojme t'iu veme ne dukje dhe te aktivizojme dialog politik ne te gjitha nivelet me koleget tane ne Athine edhe per ndonje qendrim te papranueshem te ndermarre nga individe ose qarqe te caktuara, qe bien ndesh me filozofine e pergjithshme bashkekohore te bashkepunimit, mirekuptimit, kooperimit, fqinjesise se mire dhe integrimit. Trajtimi i ketyre problemeve mes dy shteteve ka qene dhe do te mbetet ne kuadrin partneritetit, larg sherrnajave tradicionale ballkanike dhe eshte pjese e dialogut te shendetshem politik dhe qytetar qe po instalohet ne te gjithe rajonin.
Pikerisht ne kuader te proceseve integruese dhe per avancimin e metejshem te marredhenieve midis dy vendeve une pata kenaqesine te zhvilloja bisedimet e fundit me Kryeministrin e Republikes se Greqise, Kostas Simitis, gjate vizites sime te fundit ne Athine, me 2 dhe 3 prill te ketij viti. Informacionet ne lidhje me kete takim tashme i jane bere te njohura, sipas rregullave te transparenses se nje qeverisjeje demokratike, edhe publikut shqiptar. Megjithate une kam rastin te ritheksoj edhe nje here ketu se me zotin Simitis ndame serish vleresime dhe shqetesime te perbashketa per forcimin e metejshem te marredhenieve mes dy vendeve tona, duke u ndalur vecanerisht ne ato ekonomike, ne bashkerendimin me te mire te luftes kunder trafiqeve, krimit te organizuar etj. Ne ndame te njejtin vleresim edhe per thellimin e proceseve demokratike dhe integruese ne rajonin tone, per nje pergatitje me te mire te Samitit te Selanikut si dhe per perfshirjen edhe te Kosoves ne proceset asocim stabilizimit ne Bashkimin Europian. Pata kenaqesine te konstatoj se zoti Simitis ne krye te qeverise greke, por dhe te presidences greke te BE kete gjashtemujor, ndjek me te njejtin angazhim progresin e Shqiperise dhe te rajonit me optiken e reformave europiane, vlereson ndryshimet e medha qe ka realizuar Shqiperia dhe marredhinet shqiptaro-greke, vecanerisht gjate dy viteve te fundit etj. Deklaroj se me kolegun tim, europeistin Kostas Simitis, gjetem nje mirekuptim te gjere ne lidhje me ceshtjet e diskutuara. Ne kete takim u shtrua nga ana ime edhe ceshtja e « gjendjes se luftes », me te cilen operohet gjeresisht ne shtypin dhe qarqe te caktuara ne te dyja anet e kufirit. Ishte kenaqesia ime kur Kryeministri Simitis rikonfirmoi se çeshtja e Ligjit te luftes me Shqiperine, politikisht dhe juridikisht perfundimisht eshte mbyllur me Traktatin e Miqësisë dhe te Bashkëpunimit i ratifikuar nga te dy Parlamentet, ai i Greqise dhe i Shqiperise, duke i dhënë fund në mënyrë ligjore ketij kazusi dhe tashme të dy palët jane angazhuar dhe po vazhdojnë punën për të zgjidhur në mënyrë legale problemet e krijuara nga ekzistenca e gjendjes se luftes ne dekada.
Kjo sa thashe me siper ishte ne thelb biseda miqesore me zotin Simitis. Pas kesaj, dhe vetem pas kesaj, per mediat une deklarova se marredheniet mes dy vendeve tona jane te shkelqyera.
Sigurisht qe ne lidhje me « ligjin e luftes » ka pasur dhe ka diskutime te shumta dhe mua me vjen keq qe edhe segmente te caktuar te politikes bien pre e disinformacionit ne kete fushe.
Ne thelb situata e "gjendjes se luftes" mund te kualifikohet si nje paradoks historik qe dominoi skenen e marredhenieve shqiptaro-greke te gjysmes se dyte te shekullit te kaluar. Derivate te tij ishin 1- vendosja e pasurive shqiptare te gjendura ne Greqi brenda 28 tetorit te vitit 1940, nen sekuestron konservative te shtetit grek si dhe
2 - kontestimi i kufijve midis dy vendeve.
Nuk eshte as vendi dhe as rasti dhe une nuk pretendoj se zoteroj autoritetin per te bere gjyqin e kesaj historie. Per shumicen e njerezve ne te dy anet e kufirit, tashme gjithcka eshte e qarte. Megjithate, ka ende individe apo edhe organizma, ora politike e te cileve ka mbetur prapa, qe, here pas here, germojne ne kete te kaluar. Injorojne faktin se vullnetet politike qeverisese ne te dy vendet e kane vendosur ate ne muzeun e historise. Injorojne gjithashtu faktin se popujt e te dy vendeve, kane shkeputur cdo lidhje me ate te kaluar absurde, kane zhvilluar bashkejetesen dhe po ndertojne nje te ardhme tjeter, duke u angazhuar qe te punojne se bashku edhe per te kapercyer problemet e mbetura.
Lidhur me ligjin e luftes, per te cilin ka folur ketu para disa kohesh edhe zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashten, Z. Meta, me duhet te perseris se pari ate qe dihet boterisht se Shqiperia asnjehere nuk e ka sulmuar Greqine. Per pasoje nga ana e vet Shqiperia nuk ka qene ndonjehere ne gjendje lufte me Greqine.
Me 28 tetor 1940, kur fqinji yne jugor u sulmua nga ushtrite fashiste italiane, nepermjet territorit shqiptar, te pushtuar qysh nje vit e gjysem me pare kesaj date, ne Shqiperi nuk kishte asnje autoritet legjitim qe te merrte vendime sovrane per te shpallur luften, perfunduar paqen, lidhur aleanca apo per te hyre ne koalicione. Dihet se ne ditet qe pasuan agresionin fashist te 7 prillit 1939, u suprimuan plotesisht te gjitha institucionet qe ishin bartese te sovranitetit te shtetit shqiptar. Formalisht kishte nje qeveri kuislinge, te instaluar nga autoritetet e pushtuesit, por qe nuk identifikonte asnje vlere perfaqesuese, ne nje kohe kur populli shqiptar, i organizuar ne reparte e njesi te armatosura ishte rreshtuar perkrah forcave me progresiste te kohes, ne Koalicionin Antifashist dhe po luftonte me heroizem per clirimin e vendit nga okupatoret e huaj dhe ne kete funksion ndihmoi edhe popullin grek.
Fundin e "Gjendjes se Luftes" e zyrtarizoi juridikisht edhe Traktati i Paqes me Italine, i nenshkruar e ratifikuar edhe nga Greqia, ne te cilin Shqiperia aderoi me dekretin Nr. 490, date 9 tetor 1947 dhe u be pale me cilesine e fuqise shoqe.
Megjithate, i ashtuquajturi "ligj i luftes", vazhdoi te bllokonte zhvillimin e marredhenieve shqiptaro-greke. Keshtu, ne menyre te vecante ai u be pengese per realizimin e te drejtave pasurore e financiare te shqiptareve, te cilat ishin vendosur nen sekuestron konservative te autoriteteve te shtetit grek qe nga 28 tetori i vitit 1940.
Bashke me ligjin e luftes Nr. 2636/40 te miratuar nga Parlamenti grek me 10 nentor 1940, "Mbi veprimet juridike te armiqve dhe konfiskimin konservativ te pasurive armike", ne Athine doli po ate dite edhe nje dekret mbreteror "Mbi caktimin shtete armike, sipas kuptimit te ligjit 2636/40, te Italise dhe Shqiperise".
Pasurite shqiptare ne Greqi ne ate kohe llogariteshin ne disa qindra milione USD dhe perbeheshin nga shtepi, hotele, restorante, biznese te ndryshme, troje, toka, pyje, livadhe, kullota, depozita bankare, pensione etj.
Ne baze te disa akteve te vitit 1947 u zhbllokuan dhe u moren pasurite nga nje numur i kufizuar shtetasish shqiptare, me origjine greke. Ne vitin 1965, me ligjin 4506/1965, u ndalua te kryheshin veprime pa nje leje speciale per pasurite e shtetasve shqiptare me origjine greke, por me banim ne Shqiperi.
Si jehone e frymes arkaike te ligjit te luftes, autoritetet greke te asaj kohe nuk pranonin te diskutonin edhe mbi ceshtjet qe kishin te benin me mirembajtjen, riparimin dhe rregullimin e piramidave kufitare ne kufirin shqiptaro-grek, nese ne dokumentet perkates, do te permendeshin Protokollet e Firences te viteve 1913 dhe 1926, si dokumente nderkombetare qe kishin percaktuar kufijte midis dy vendeve.
Pas 7 majit te vitit 1971, kur u rivendosen marredheniet diplomatike midis dy vendeve, filluan levizjet ne te dyja anet e kufirit, shkembimet tregtare, u nenshkruan marreveshje te ndryshme etj., nderkohe qe interesat pasurore e financiare te shqiptareve ne Greqi edhe pas kesaj, nuk gjeten dot nje zgjidhje legale institucionale. Motivi eshte dhene shprehimisht ne disa vendime te Gjykates se Larte te Greqise, te asaj kohe, qe percaktonin se realizimi i ketyre pasurive do te behej i mundur vetem pas nenshkrimit te Traktatit te Paqes midis Greqise e Shqiperise.
Abrogimi i artikuluar formal i Ligjit te luftes u realizua shume vjet me vone, ne vitin 1987.
Me 23 prill 1986, ish kryeministri grek Papandreu deklaroi ne Parlamentin grek se "Heqja e gjendjes anormale te luftes me Shqiperine eshte vendosur perfundimisht nga qeveria." Ajo u shpall zyrtarisht pas 16 muajsh, me 28 gusht 1987, kur sekretari i pergjithshem i shtypit dhe informacionit te Presidences qeveritare greke, njoftoi komunikaten e mbledhjes se Keshillit te Ministrave te asaj dite, ne te cilen thuhej nder te tjera: "Qeveria deklaron se karakterizimi i Shqiperise si shtet armik ka pushuar se ekzistuari...Tashme organet kompetente greke po studjojne me kujdes menyren me frytdhenese per rregullimin ligjor te ceshtjeve te mbetura pezull. Perfundimi i gjendjes se meparshme do te kontribuoje ne forcimin e metejshem te marredhenieve midis dy vendeve miq dhe ne zgjerimin e bashkepunimit midis tyre".
Duket se qeveria e atehershme greke ka bere nje ndarje formale midis ligjit te luftes, te cilin e abrogoi dhe pronave shqiptare ne Greqi, te cilat, duke i klasifikuar ne kategorine e ceshtjeve te mbetura pezull, i la per zgjidhje dhe rregullim ligjor ne te ardhmen, "ne menyren me frytdhenese, pas nje studimi me kujdes", sic u shpreh zedhenesi i qeverise greke te asaj kohe.
Ne dobi te mendimit se ligji i luftes u abrogua zyrtarisht ne vitin 1987, deshmon edhe nje fragment nga diskutimi i ministrit te jashtem te asaj kohe, Karolos Papulias ne seancen e 3 dhjetorit 1987, ne parlamentin grek te kesaj ceshtjeje. Ne pergjigje ndaj pyetjes se deputetes Cudheru, ai tha nder te tjera:
"Vendimi i qeverise greke per te avancuar ne heqjen e ligjit te luftes me Shqiperine perben nje akt te larte politik. Ai u be me ndjenje te plote te pergjegjesise politike dhe u pergjigjet plotesisht ndjenjave paqedashese te shumices dermuese te popullit grek"
Ky vendim i qeverise greke, sipas konstitucionalistit te shquar grek G. Kasimatis, mbeshtetej ne ligjin Nr. 1138/1949, te vitit 1949, ne baze te te cilit zgjidhja e ceshtjeve qe kishin te benin me ligjin e luftes me Shqiperine mund te behej vetem me vendim te perbashket te Kryeministrit, Ministrit te Jashtem, te Financave dhe atij te Drejtesise, natyrisht te qeverise greke.
Me 26 mars 1996 u nenshkrua ne Tirane "Traktati i Miqesise, bashkepunimit, fqinjesise se mire dhe i sigurise", cka do te ishte i paimagjinueshem ne kushtet e ekzistences se gjendjes se luftes.
Ne nenin 1 te tij thuhet shprehimisht: "Republika Greke dhe Republika e Shqiperise zhvillojne marredheniet e tyre ne baze te besimit, te bashkepunimit dhe te respektit te ndersjelle. Ato shpallin (e theksoj) perkushtimin e tyre ndaj parimit te paprekshmerise se kufijve ekzistues, te njohur nderkombetarisht, ne perputhje me aktin Final te Helsinkit dhe Karten e Parisit dhe se vija kufitare midis dy vendeve do te jete vije paqeje dhe miqesie. Ato deklarojne respektimin nga ana e tyre te parimeve te sovranitetit, te teresise tokesore, te barazise se te drejtave, te solidaritetit dhe te dinjitetit, si dhe te respektimit te lirive themelore dhe te te drejtave njerezore dhe minoritare."
Traktati eshte ratifikuar nga Kuvendi i Shqiperise me 22.07.1996 dhe eshte dekretuar nga Presidenti Berisha me 2.08.1996, kurse nga parlamenti grek eshte ratifikuar, me ligjin Nr.2568, i cili eshte botuar ne Gazeten Zyrtare greke Nr.8/A, date 13.01.1998 dhe pas shkembimit te instrumenteve te ratifikimit midis te dyja paleve, ka hyre ne fuqi me 4 shkurt 1998.
Ky traktathe zgjidh per here te pare zyrtarisht dy nga ceshtjet, te cilat, perdoreshin nga skeptiket apo kundershtaret e marredhenieve miqesore shqiptaro-greke per te hedhur dyshime lidhur me qenien apo jo ne fuqi te ligjit te luftes njohjen e kufijve te perbashket, qe u permend me siper dhe ate te pronave. Per te dyten, ne nenin 15 te Traktatit eshte vendosur nje klauzole e karakterit te pergjithshem parimor. Ne te thuhet: " Secila nga palet kontraktuese duhet te perballoje mundesine, brenda kuadrit ligjor, te heqjes se pengesave per gezimin e pasurive te shtetasve te njeres pale ne territorin e pales tjeter."
Me 16 tetor 2000, ne nje konference shtypi me gazetaret, zedhenesi i athershem i qeverise greke D.Repas, pyetjes direkte te gazetareve i pergjigjet se per sa i perket ligjit te luftes me Shqiperine, "e dini shume mire se eshte marre vendim i Keshillit te Ministrave per kete."
Se fundi eshte deklarata e bere ne takimin me Simitisin per te cilin fola me lart si dhe deklarimi i ambasadorit grek ne Tirane, zotit Dhimitri Iliopullos ne konferencene tij te shtypit te dates 9 maj 2003 i cili u shpreh literalisht: "Nuk ka nje ligj te luftes mes shtetit shqiptar dhe atij grek."
Nje pergenjeshtrim tjeter i mbarimit prej shume kohesh i kesaj situate anormale eshte edhe zhvillimi i hovshem dhe i frytshem i marredhenieve shqiptaro-greke ne te gjitha fushat, perfshire edhe fushat e mbrojtjes, rendit, policise, te sigurimit te kufijve, te sherbimeve inteligjente, doganave etj., te cilat per nga sensibilitetet qe permbajne jane krejtesisht te papajtueshme me ekzistencen e ligjit dhe gjendjes se luftes midis dy vendeve dhe prandaj bashkepunimi po vjen duke u zgjeruar.
Ne kete optike analize te zhvillimeve dhe deklaratave zyrtare duken perfundimisht te pamotivuara hamendjet ne se eshte apo jo ne fuqi kjo relike e se kaluares.
Tani natyrshem persa i perket ceshtjes se pronave shqiptare ne Greqi, pas formalizimit te renies se ligjit te luftes, ne tetor te vitit 1987, por vecanerisht dhe perfundimisht pas nenshkrimit te Traktatit te Miqesise, Tirana zyrtare, me te gjitha qeverite, ka shtruar sistematikisht per diskutim ceshtjen per zgjidhje me autoritetet greke. Nderkohe dua te bej me dije se nje numer shtetasish shqiptare, sic tha dhe z.Alibali i kufizuar, ndoqen rrugen individuale, pergatiten dosjet e pasurive te tyre dhe ne bashkepunim me specialiste dhe avokate greke, gjeten mundesi, brenda hapesirave te legjislacionit grek, per te zgjidhur permes vendimesh gjyqesore padrejtesite pasurore.
Pikerisht per nje zgjidhje te caktuar te plote krahas asaj individuale, ne u angazhuam me Kryeministrin Simitis qe midis autoriteteve te te dy vendeve te ndertohet nje proces dhe nje ekspertize qe pas qershorit te ketij viti, ne Athine dhe Tirane te punojne komisione qe asistojne qytetaret, sepse Kryeministri Simitis u angazhua ne emer te qeverise greke se ata po identifikojne renien e pengesave ne legjislacionin tjeter per ligjin e "gjendjes se luftes".
Qeveria qe une drejtoj ka ngritur tashme nje grup pune qe te merret posacerisht me kete ceshtje, duke pasur parasysh edhe stipulimet e nenit 15 te Traktatit te Miqesise qe citova. Kete material qe ju paraqita une personalisht e kam nxjerre nga nje dosie dhe nje studim fondamental prej 150 faqesh te hartuar nga ky grup pune.
Hapesira qe eshte krijuar pra per veprimtarine e ketij grupi pune dhe per bashkerendimin e veprimtarise se tij me grupin e punes te krijuar nga vete qeveria greke, perben nje garanci persa i perket suksesit te pritshem te veprimeve te perbashketa per analizen e gjendjes se pasurive te shqiptareve dhe demet e shkaktuara ne kohe. Me ne fund veprimtaria e ketyre grupeve te perbashketa te punes do te jete nje model i ri i standarteve europiane per te mbyllur e problematikat e trasheguara nga e kaluara.
Ne perfundim me lejoni te falenderoj ne menyre te vecante z. Neritan Alibali, ne emer te atij grupi deputetesh qe kerkuan informacion dhe mocion per kete debat, shpalosi nje qendrim konstruktiv te moderuar nxites dhe ndihmues per te informuar publikun dhe Kuvendin lidhur me ecurine e ceshtjes dhe investimit per zgjidhjen e saj.
Ju faleminderit!