E Diel, 1 Nëntor 2026

I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit, Te nderuar deputete, Duke marre shkas nga interpelanca e kerkuar nga Deputi Z. Besnik Mustafaj jam ketu per t'ju parashtruar qendrimin e Qeverise qe Une drejto

I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit,
Te nderuar deputete,

Duke marre shkas nga interpelanca e kerkuar nga Deputi Z. Besnik Mustafaj jam ketu per t'ju parashtruar qendrimin e Qeverise qe Une drejtoj per problemin e legalizimit te te ardhurve gjate viteve te periudhes se tranzicionit ne zonat periferike te qyteteve kryesore, si dhe te informoj ne menyre te permbledhur per veprimtarine e deritanishme te qeverise qe une drejtoj ne lidhje me kete problem.

Ne paranteze detyrohem t'ju kerkoj ndjese formalisht per vonesen, te shkaktuar nga nje moskomunikim korrekt midis administrates se Kuvendit dhe te Qeverise, dhe te besoj se nuk ka qene ky shkaku qe z. Besnik Mustafai ka humbur durimin dhe ka nxitur protestat e Bathores.

Une vij ne kete seance i kthyer nga Veriu i Shqiperise, prej ku z.Mustafai eshte larguar para 20 vjetesh per te mos u kthyer me. Ai natyrisht eshte legal, i legalizuar edhe si deputet, dhe vleresimin qe do te parashtroj e mbeshtes edhe ne problemet e krijuara ne teresi ne Veri dhe jo vetem perreth qyteteve kryesore, ku kane levizur apo mbetur te njejtet njerez qe jane po kaq shtetas te denje te Republikes se Shqiperise sa Une dhe Z. Besnik dhe qe kerkojne nga ne, legjislatoret, te zgjidhim problemet e tyre te krijuara nga qeverisja e z.Besnik ne shumicen e dekades 90, ne menyre kushtetuese, ligjore dhe jo ne kurriz te shtetasve te tjetre qe nuk jane me te keqinj se Une dhe se z.Besnik.

Po filloj atehere per te theksuar se angazhimi i qeverise qe une drejtoj per zgjidhjen e problemit te legalizimeve duhet konsideruar ne tre drejtime themelore:

- E para, ky problem trajtohet nga ekzekutivi jo vetem per zonen e Bathores, por edhe per zonat e tjera periferike te Tiranes e te qyteteve te tjera kryesore. Ne nuk na lejohet te angazhohemi per zgjidhjen ne menyre te pjesshme te problemit, e aq me pak ne kushte presioni te dhunshem dhe ne kundershtim me ligjin dhe te drejtat e shtetasve te tjere. Ju gjithashtu besoj se e kuptoni se juridiksioni i qeverise nuk mund te jete as i njejte dhe as te zevendesoje, apo te mbivendoset, ndaj juridiksionit kushtetues dhe ligjor te bashkive apo komunave. Me keto koordinata ligjore qeveria eshte e angazhuar per zgjidhje perfundimtare te problemit per te sotmen dhe per te ardhmen, duke e absorvuar kete fenomen qe eshte pasoje e abuzimit shteteror me konceptin kushtetues te levizjes se lire, qe ka dominuar ne vitet 90-te.
- E dyta, zgjidhjet qe ofrohen nga qeveria nuk jane te izoluara, por jane pjese e nje Platforme Zhvillimi te perpunuar ne kuadrin e Strategjise Kombetare te Zhvillimit ekonomiko shoqeror te vendit, e cila eshte hartuar dhe zbatohet ne bashkepunim me partneret nderkombetare te Shqiperise dhe monitorohet edhe prej tyre, edhe prej publikut.
- E treta, qeveria ka programuar zgjidhje perfundimtare dhe te qendrueshme te problemit, duke pershpejtuar aksionin ekzekutiv dhe legjislativ kohet e fundit ne formen e pergjegjesive, detyrave dhe, ajo cka eshte me e rendesishme, te afateve konkrete te zbatimit, duke bashkepunuar ne menyre shume demokratike me grupet sociale perfituese dhe duke u afruar atryre gjithe informacionin e nevojshem per te kontrolluar efektet ne terren.

Gjate ketij viti, ne Janar dhe ne Prill, une urdheruar ngritjen e dy grupeve te punes nderministrore, nen drejtimin e Ministrit e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, per legalizimin e ndertimeve pa leje, pra per Absorvimin e masakres urbane dhe per legalizimin e ndertimeve natyrisht pa leje ne zonat periferike te qyteteve, per komunitetet e reja dhe te medha te krijuara rreth tyre. Produkti kryesor i ketij organizmi shteteror eshte dokumenti strategjik "Platforma e urbanizimit te zonave informale", per te cilen me lejoni t'ju bej nje paraqitje te permbledhur, per rendesine qe ka si dokument politik dhe shteteror qe na angazhon te ndertojme gjithe punen e institucioneve shteterore qe duhet te aktivizohen sipas ligjit per kete qellim.

Natyrisht qe kjo ceshtje nuk eshte trajtuar dhe eshte e pamundur te zgjidhet e shkeputur nga procesi dymbedhjetevjecar i zhvillimeve problematike urbane, te karakterizuara nga spontaniteti dhe pergjithesisht kaosi ne territor. Ky zhvillim, dhe kjo levizje drejt poleve terheqese urbane ka patur natyrshem impakte shume pozitive për zhvillimin tërësor të vendit, por nga ana tjeter ështe shoqëruar me shumë efekte anësore negative, ndër të cilët më i ndjeshmi dhe i trajtuar ne menyre jo serioze apo neglizhente nga qeveritë pas Vitit 90 është ai i kaosit urbanistik dhe social te krijuar nga ndërtimet informale. Ne kete funksion aksioni ekzekutiv i qeverise synon ne radhe te pare sjelljen e kesaj situate brenda kufijve te normalitetit ligjor dhe ne perputhje me planet e zhvillimit perspektiv urban dhe te infrastruktures se Shqiperise, te tregut, qe ndihmon integrimin Europian te vendit.

Hapi i pare i ndërmarrë në rivendosjen e ligjshmërisë ishte bllokimi i "masakrës urbane", si kusht qe Qeveria të procedojë më tej ne aksionin e vet kompleks dhe ligjor.

Kushtet bazë për ndërmarrjen e një fushate masive legalizimesh janë keto:
- Vendosja e kontrollit mbi territorin dhe forcimi i policise se ndertimit ne kete funksion
- Ndryshimet në legjislacion e krijuar ne keto 10 vjet
- Studimet operative zonale te urbanistikes
- Legalizimet sipas kuadrit ligjor dhe kushtetues
- Urbanizimi i ketyre zonave duke krijuar dhe kushtet normale te jeteses per infrastrukturen dhe sherbimet publike

Veprimi yne ekzekutiv prek kryesisht zonat e ndërtuara me objekte qe nuk zoterojne asnje dokument per leje ndertimi, përreth qyteteve kryesore te vendit.

Ndersa ceshtja e legalizimeve brenda qyteteve, është e lidhur ngushte me:

a- dendësine e ndërtimeve qe eshte shumë e lartë;
b- zgjidhjen perfundimtare ligjore te kthimit dhe kompensimit te pronave (qe eshte dhe me kryesorja) ;
c- Zgjidhjen, natyrisht ne rruge gjyqesore, te mosmarreveshjeve civile lidhur me cenimin e pronesise se tjeterkujt;
d- Zgjidhjen e problemit te shtesave mbi lejet dhe mbi projektet ne ndertim.

Pengesa kryesore ne kete proces, është mungesa e titullit të pronësisë ne pjesen dërrmuese te ndërtimeve pa leje. Prandaj, te nderuar kolege deputete, te mos vonohemi me por te zgjidhim ligjërisht, sa me pare, cështjen e kthim-kompensimit të pronave, pa te cilen nuk do te mund të përcaktohet qartë pronari i truallit, qe eshte hallka primare per te vazhduar me tej me transferimet e titujve te pronesise dhe marredheniet qe krijohen ne treg per kete qellim.

Duhet te kuptojme se ky eshte nje proces ku rolin kryesor ne administrimin e tij territorial e luajne organet e pushtetit vendor, te cilat jo gjithmone jane treguar aktive dhe te angazhuara per hartimin e programeve vendore te urbanizimit dhe per sigurimin e projekteve dhe kapaciteteve te nevojshme per zbatimin e tyre. Gjithashtu ky proces nuk mund te realizohet ne formatin e manifestimeve te dhuneshme ndaj prones dhe institucioneve te shtetit, por ne e kemi konceptuar, po e mbeshtesim dhe po e realizojme, si pjesemarrje ne nje proces bashkepunimi dhe kontributesh reciproke te administratave qendrore dhe vendore dhe komuniteteve lokale. Keshtu bie fjala, nuk mund te
synohet nje zgjidhje formale sepse do te ishte artificiale, duke i
kerkuar qeverise para dhe projekte, kur pengohen dhe nuk zbatohen ato qe ekzistojne me investim buxhetor dhe me donacione te Bankes Boterore, nga faktore konfliktuale qe mund te kene shume interesa vetem per zgjidhjen e ketij problemi nuk duan t'ia dine.

Te nderuar deputete, me lejoni te paraqes ne menyre te permbledhur hapat kryesore qe po ndermarrim:

1- Miratimi i Ligjit "Per Kthimin dhe kompensimin e pronave", si kusht shumë i rëndësishëm për vijimësinë dhe suksesin e procesit te legalizimeve. Ne synojme qe ky ligj te miratohet ketu ne Kuvend brenda muajit Korrik te ketij viti, kur mbyllet ky sesion parlamentar. Miratimi i ketij ligji i hap rrugen miratimit dhe zbatimit te akteve te tjera ligjore dhe nenligjore te legalizimit te komuniteteve informale.

2- Hartimi dhe miratimi i Projekt-Ligjit "Per urbanizimin e zonave informale". Ky projekt tashme i gatshem përmban procedurat themelore dhe krijon kushtet për permbushjen e detyrave ligjore dhe vendimmarrese ne qender dhe ne nivele lokale dhe Qeveria do ta miratoje kete ligj brenda dates 15 qershor 2003, por zbatimi perfundimtar i tij varet nga ligji per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.

3. Ngritja dhe fillimi nga puna i Entit apo Agjensise Shtetërore të Legalizimeve, prane Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, qe do te realizohet brenda muajit qershor 2003.

4. Miratimi dhe aktivizimi i akteve nenligjore per kriteret e pëgjithshme, afatet dhe procedurat e legalizimit, sipas llojeve te objekteve te banimit, sherbimit, prodhimit, tregetise, etj. Kjo gje do te realizohet brenda 15 diteve nga miratimi i ligjit per Urbanizimin e zonave informale.

5. Po hartohen studime operative pjesore, per zonat e interesuara dhe po aktivizohet miratimi i tyre ne KRRTRSH. Keto Studime operative, po garantojne zbatimin e projekteve ekzistuese me rendesi kombetare apo rajonale, sic jane projektet e unazave te qyteteve, te rrugeve kombetare, te objekteve publike, etj. Ato do te permbajne rrjetin kryesor rrugor, i cili do te sherbeje edhe si baze per rrjetin e infrastruktures tjeter (kanalizime, energji, ujesjelles etj.). Gjithashtu studimet po sigurojne mundesite per ndertimin dhe funksionimin e ndertesave publike te domosdoshme per administratën, shëndetësine, arësimin, policine, postë-telekomunikacion, etj.

Keto studime po kryhen nga vete Njesite Vendore te interesuara, ne bashkepunim me donatore qe jane ofruar tashme dhe me asistence te gjere te Institutit te Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike. Ky proces i cili ka filluar do te vazhdoje me ritme te shpejta.

6. Po identifikohen zonat kryesore per legalizim. Si zona masive te tilla permend zonen e Bathores, te Paskuqanit, te Laprakes, zonat e Ish-Kenetes, Porto-Romanos e Rashbullit ne Durres, zonen e Bradasheshit ne Elbasan, zonen e Fushes se Aviacionit ne Vlore, etj. Puna e filluar per kete identifikim dhe legalizim te tyre ne hartat urbanistike do te perfundoje brenda muajve te pare te vjeshtes.

7. Ne kete kuader nga ana e Qeverise, do te shihet edhe mundesia e konstituimit te Qendrave te reja te Banimit. Kjo do te behet me qellim te shfryrjes se zmadhimit artificial te qendrave aktuale te banimit, te cilat praktikisht rezultojne te paafta per te menaxhuar keto shtesa artificiale qe iu behen. Keto Qendra te reja Banimi, te konceptuara edhe si njesi administrative, do te mbeshteten nga Qeveria financiarisht per krijimin e administratave te tyre dhe do te ndjekin nga afer problematiken e komuniteteve per zgjidhje.

8. Gjate gjithe ketij procesi, eshte domosdoshmeri vendosja dhe forcimi i kontrollit mbi territorin, duke u nisur edhe nga eksperienca e vendeve te tjera qe kane ndermarre fushata te ngjashme, per te vendosur nje kontroll te forte mbi territorin perballe dy fenomeneve kritike:

- E para, nje bum i ri ndertimesh pa leje perpara dhe gjate fushates se legalizimeve, te cilet shpresojne gjithashtu te perfshihen ne procesin e legalizimit.
- Dhe e dyta, vazhdimin me ritmin e sotem shume te larte te ndertimeve pa leje pas fushates me shpresen e ndonje fushate te ardhshme legalizimesh.

Ne perfundim, duke shpresuar se zoti Mustafai, tashme eshte me shume i informuar per kete objekt, deshiroj te ftoj te gjithe strukturat politike vendore, duke perfshire edhe ato te opozites, te marrin pergjegjesite qe u jep vota perfaqesuese per te kontribuar ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje dhe zbatimin e platformes shteterore.

Ju faleminderit per vemendjen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›