Eshton-Fyle: Të shqetësuar për vendimin e Kolegjit, kishte shumë kundërshti
(E PERDITESUAR)- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, njëkohësisht zv/presidente e Komisionit, Katerin Eshton si dhe Stefan Fyle, Komisioner për Zgjerimin dhe Politikat Europiane të Fqinjësisë, kanë lëshuar një deklaratë ku shprehin shqetësim për situatën e krijuar pas vendimit të fundit të Kolegjit. Ata i cilësojnë zgjedhjet në Tiranë si të mira dhe kërkojnë që të zgjidhen me reformë zgjedhore problemet e hasura së fundmi në procesin zgjedhor.
Më poshtë deklarata e plotë e tyre:
Ne konstatojmë me shqetësim se ka pasur polemika dhe polarizim mbi vendimet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor, përfshi këtu edhe vendimin e fundit dhe arsyetimin e Kolegjit Zgjedhor. Zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira dhe ato treguan se kuadri ligjor duhet të reformohet. Ne rikujtojmë se Këshilli i BE më 20 qershor theksoi problemet në kuadrin ligjor dhe procesin elektoral duhet të adresohen përmese një reforme të plotë, efektive dhe konsensuale, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Për këtë qëllim, ne presim vlerësimin final të OSBE/ODIHR. Në këtë kontekst, ne mirëpresim iniciativën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, për ti kërkuar Komisionit të Venecias një opinion se si të shmangen situata të tilla të ngjashme në të ardhmen. Ne presim që kjo të mbështetet nga të gjitha palët në Shqipëri si pjesë e një përpjekje serioze për të tejkaluar vështirësitë gjatë mbajtjes së zgjedhjeve në Shqipëri, shumica së fundmi në vitin 2011.
Tani që Kolegji Zgjedhor ka mbaruar detyrën e tij, është koha për forcat politike në Shqipëri që të tejkalojnë ngërçin politik dhe të rikthehen në një nivel të dialogut politik që do të lejojë funksionimin siç duhet të institucioneve kyçe demokratike, veçanërisht parlamentit.
Puna për adresimin e rekomandimeve të Opinionit të Komisionit, në veçanti 12 prioritetet kyçe dhe të tjera sfida kryesore, duhet të vijojë në mënyrë efektive dhe përfshirëse.
Në mënyrë që të arrihet progres në rrugën drejt BE, reforma zgjedhore dhe kushtetuese, reforma e rregullave parlamentare dhe të tjera procedura janë esenciale dhe urgjente. Bashkimi Europian është i përgatitur për të lehësuar këtë detyrë përmes procesit të Seminarit, të nisur në fillim të këtij viti.”
