E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektualët takojnë Topin, kërkojnë ndihmën e tij për të mos u shembur Piramida

Arkitektë, publicistë dhe intelektualë zhvilluan një takim me presidentin Bamir Topi për çështjen e Piramidës, ku i kërkuan që institucioni që ai drejton të bëjë ç’është e mundur që kjo ndërtesë të mos shembet.

Publicisti Ardian Klosi pas takimit u shpreh se është hartuar një peticion ku kërkohet që të mos shembet Piramida, pasi janë kryer shkelje kushtetuese.

“Presidenti do të konsultohet me ekspertë për Ligjin e miratuar në kuvend”, tha Klosi, duke ftuar qytetarët e Tiranës që më datë 21 korrik të marrin pjesë në një mbrëmje të madhe pranë Piramidës, në shenjë sensibilizimi kundër vendimit për prishjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›