KiE: Komisioneret, jashte partive politike
INTERVISTA/ Per te monitoruar nga afer zgjedhjet e 8 majit Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes dergoi ne Shqiperi nje delegacion. Kryetarja e delegacionit Hana Richtermocova foli per “Deutsche Welle-n”, duke vleresuar se paanshmeria dhe profesionalizmi i komisioneve zgjedhore ne Shqiperi shume te rendesishme. Thekson se “eshte per te ardhur keq qe fushata elektorale ne vend qe te fokusohej tek ceshtjet me interes lokal dhe ne nevojat e komunitetit, kishte ne qender grindjet kombetare dhe akuza personale”
Ju ishit per disa dite ne krye te delegacionit te Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes ne vezhgimin e zgjedhjeve te 8 majit ne Shqiperi. Ne nje veshtrim te pergjithshem, sipas jush, cilat ishin elementet pozitive dhe ato negative ne kete proces?
Me lejoni se pari te theksoj se e konsideroj misionin e Kongresit ne Shqiperi si pozitiv. Ne patem mundesi jo vetem per te kontribuar ne vleresimin dhe keshillimin e ketyre zgjedhjeve, por edhe per te mesuar se si autoritetet lokale dhe kombetare ne Shqiperi perpiqen per t'u integruar me mire ne Evrope dhe per te adaptuar kuadrin ligjor, nderkohe qe mbajne dhe karakteristikat e zhvillimeve lokale. Duke u kthyer tek pyetja, sa i takon elementeve pozitive, une mund te permend progresin e bere per te organizuar nje proces elektoral efikas dhe perpjekjeve te vendosura per te bere transparente procedurat e votimit. Anetaret e delegacionit tone te Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, verejten nje atmosfere te qete gjate dites se votimit. Per fat te keq, sic dhe ju e dini, kjo nuk vlejti per kohen para dhe pas 8 majit, por une mendoj se perpjekjet e Shqiperise duhet te inkurajohen. Si nje element pozitiv, mund te permend se kemi vene re, se bashku me anetaret e delegacionit, se sjellja e njesive mediatike, edhe pse pak prej tyre mund te konsiderohen si te pavarura, ishte e balancuar. Duke qendruar ketu, une po i pergjigjem dhe pjeses se dyte te pyetjes tuaj mbi elementet negative qe u vune re. Ne ishim te shqetesuar kryesisht nga mungesa e transparences se pronesise mbi median dhe burimet e financimit te fushates. Delegacioni yne verejti gjithashtu pasigurine ne pergjithesi per zbatimin e procedures zgjedhore, nevoja per permiresimin e menyres se shkarkimit dhe zevendesimit te anetareve te komisioneve te votimit dhe mbi te gjitha trajnimin e tyre. Kjo ishte gjithashtu e dukshme gjate procesit te sterzgjatur dhe te kontestuar te numerimit te votave. Dy interpretimet partizane te Kodit Elektoral dhe korrektesia e procesit te numerimit te votave jane kontestuar. Ne keto aspekte kuadri legjislativ elektoral dhe administrata zgjedhore duhen permiresuar.
Per opinionin e brendshem si dhe vezhguesit nderkombetare zgjedhjet e 8 majit u dominuan nga nje situate e nxehte politike dhe nje klime mosbesimi e thelle mes paleve. Me dukshem kjo u pasqyrua tek procesi i numerimit te votave qe e shtyu per afer dy muaj nxjerrjen e rezultatit te fituesit per Bashkine e Tiranes. Si e komentoni ju kete atmosfere te krijuar?
Eshte per te ardhur keq qe fushata elektorale ne vend qe te fokusohej tek ceshtjet me interes lokal dhe ne nevojat e komunitetit, kishte ne qender grindjet kombetare dhe akuza personale. Sigurisht qe jane te nevojshme perpjekjet per te instaluar nje dialog konstant dhe konstruktiv mes partive politike, cdo kamp duhet te shmange qendrimet vetem ne pozicione partizane, te pranoje propozimet konstruktive nga pala tjeter dhe te marre vendime ne interes te publikut. Kjo eshte shume e lehte per t'u thene dhe shpesh eshte mjaft e veshtire ta konkretizosh ne realitet. Ajo qe rrezikon procesin eshte interpretimi jo i ndershem e rregullave dhe rritja e vendimeve me karakter partiak. Sigurisht qe dialogu konstruktiv eshte i nje rendesie te madhe, por ne raste te caktuara, pertej ketij dialogu, rezultatet jane te nevojshme, madje ato jane te nevojshme te dalin me shpejtesi. Kjo ishte e qarte po t'i kthehem asaj pjese te pyetjes qe lidhet me procesin e numerimit ne Tirane. Zgjatja ne kohe dhe zvarritja e procesit te numerimit shkaktoi tensione dhe konfrontime. Pervec kesaj, deshtimi per te njoftuar rezultatet, ve ne rrezik besimin e qytetareve per ndershmerine e zgjedhjeve. Kemi vene re se anetaret e komisioneve te ndryshme zgjedhore konsultoheshin duke shkuar me pas tek direktivat e partive te tyre perkatese. Ne fakt, zgjidhjet konstruktive ishin te tejet te veshtira per t'u arritur nga shkaku i mungeses se pavaresise se zyrtareve te zgjedhjeve. Si rezultat, procesi i numerimit te votave ishte ne menyre te ndjeshme shume i ngadalte.
Meqe jemi ne kete pike, cfare duhet te ndryshoje ne infrastrukturen zgjedhore te Shqiperise per te siguruar nje votim te ndershem dhe transparent dhe per te arritur qe te shpallen publikisht rezultatet ne menyre te shpejte sic ndodh dhe ne vendet e tjera evropiane?
Sipas pervojes sime personale me perfaqesimin politik, mekanizmat zgjedhore duhet te perpiqeshin te ishin sa me te plota, te ishte e mundur te shmangej praktika ne marrjen e vendimeve gjate zhvillimit te zgjedhjeve. Perpjekja duhet te ishte qe te mos lihej nje fushe e madhe vendimmarrjeje gjate kohes kur kryheshin zgjedhjet, pasi kjo rrit ne menyre te konsiderueshme tensionet. Ne praktike, ne shumicen e vendeve te Evropes Perendimore, behet e mundur, qe per rregullat e lojes ne menyre sa me te detajuar te bihet dakord ne menyre paraprake, para gares. Ligji zgjedhor ne fakt ben perjashtim nga parimi se demokracia eshte “diktature e shumices”, ne rast se do te citojme Tocqueville. Une besoj se ne shume vende evropiane pavaresia e anetareve ne te gjithe piramiden e komisioneve elektorale ka rritje. Qellimi i ndjekur eshte nje: Per te pasur nje diskutim sa me te drejte mbi ato raste kur dalin ceshtje qe nuk jane parashikuar nga kodi elektoral paraprakisht. Ne kendveshtrimin tim, nje zgjidhje e cila mund te eksplorohet per te ardhmen mund te ishte shmangia e perberjes se komisioneve me perfaqesues nga subjektet politike, qe te evitohet konkurrenca mes koalicioneve partiake edhe ne keto komisione. Perpjekje mund te behen per te ndertuar nje administrate zgjedhore qe nuk eshte e perkatesuar politikisht, e paanshme dhe profesionale. Nje rruge qe duhet ndjekur mund te ishte ofrimi i nje trajnimi te pershtatshem dhe kompetent shoqeruar me nje shperblim te konsiderueshem per te gjithe personat qe zgjidhen ose emerohen ne administraten zgjedhore. Ne kete aspekt kuadri legjislativ elektoral dhe vete kapacitetet e administrates qe do te angazhohen ne kete fushe, duhet te permiresohet. Sikunder eshte theksuar nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes pas zgjedhjeve te pergjithshme qe u mbajten ne vitin 2009, une besoj se kodi elektoral i vitit 2008 duhet te amendohet.
Tani qe procesi zgjedhor ne teresi eshte mbyllur dhe kur ka mbetur ndonje procedure thjesht teknike, sa mendoni qe cilesia e ketij procesi do te ndikoje ne rrugen integruese evropiane te Shqiperise? Pra, keto zgjedhje e afruan apo e larguan me shume Shqiperine nga ambicia me e afert e saj per te fituar statusin e vendit kandidat per ne BE?
Kjo pyetje duhej adresuar tek Komisioni Evropian, qe nga ana e vet eshte duke ndjekur nga afer zhvillimet ne Shqiperi dhe qe ka per detyre te beje propozimin per statusin e vendit kandidat per ne BE. Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes nga ana e vet mund te beje sugjerime mbi ceshtje qe konsiderohen dhe vleresohen nga perspektiva e vezhguesve te huaj, sic eshte dhe rasti per zgjedhjet elektorale per te cilat po flasim. Cfare Kongresi mundej te bente ne terma konkrete ishte per te transferuar ne Shqiperi praktikat me te mira dhe ekspertizat per te ndihmuar ne zgjedhjen e problemeve dhe arritjen e standardeve te kerkuara.
Dy dite pas mbajtjes se votimeve lokale ne Shqiperi ju keni deklaruar se Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes eshte i gatshem qe te krijoje kushtet per nje bashkepunim me te mire te aktoreve politike. Cfare nenkuptoni ne menyre konkrete me kete qendrim?
Faktikisht Kongresi do te pelqente te organizonte nje oportunitet te strukturuar mes perfaqesuesve te partive te mazhorances dhe partive te opozites, si dhe mes qytetareve e shoqerise civile dhe autoriteteve lokale dhe qendrore. Ne menyre specifike ne jemi duke menduar per organizimin e seminareve, tryezave te rrumbullaketa, sesione informative ku mund te trajtohen ceshtje konkrete dhe per te cilat te gjendet zgjidhje konstruktive. Shoqatat e autoriteteve lokale dhe rajonale mund te luajne nje rol te rendesishem ne mbeshtetjen e ketyre iniciativave.
Cfare projektesh ose programesh konkrete ka Kongresi me te cilat mbeshtet Shqiperine qe te rrise efektivitetin e qeverisjes lokale dhe rajonale, qe te forcoje autonomine dhe pavaresine ne favor te qytetareve?
Po t'i referohemi autonomise dhe pavaresise gjate procesit zgjedhor, sic permenda me heret, paanshmeria dhe profesionalizmi i komisioneve zgjedhore ka nje rendesi te madhe. Kjo ishte gjithashtu e dukshme gjate zgjedhjeve parlamentare te kaluara. Ajo cka Kongresi mund te beje, eshte, qe te ndihmoje autoritetet shqiptare duke i keshilluar ato per permiresimin dhe zbatimin e nje legjislacioni te pershtatshem. Kjo ne thelb do te thote per te shperndare ne Shqiperi ato ekspertiza dhe praktika te mira qe jane provuar diku tjeter. Ideja eshte qe t'u propozoje politikaneve shqiptare nje shkembim te pervojave, nje ballafaqim me analiza per keto. Nepermjet Kongresit mund te vijne bashke propozime e perceptime qe vijne nga “politikane te terrenit” dhe nga ana tjeter ne si perfaqesues te zgjedhur lokale dhe rajonale jemi gjithashtu ne ballafaqim te rregullt me ceshtje dhe procedura zgjedhore. Disa nga propozimet e Kongresit qe une permenda do te finalizohen brenda raportit qe do te diskutohet e miratohet ne sesionin e tetorit te Kongresit duke ju derguar qeverise shqiptare dhe organeve teknike te Keshillit te Evropes. Aktualisht nje analize per shmangien e ngercit politik, ne vecanti ne vendimet e Kolegjit Zgjedhor, ka filluar tashme brenda organeve teknike te Keshillit te Evropes me iniciativen e Sekretarit te Pergjithshem. Une mund t'ju njoftoj se eshte e sigurt qe po ndertohet nje Plan - Veprimi post zgjedhor per Shqiperine, por do t'u kerkoja qe te prisni deri ne miratimin e raportit te Kongresit, pasi dhe rezultatet e pasojat e ketyre zgjedhjeve jane ende ne shqyrtim. Per aq kohe sa efektiviteti i qeverisjes lokale eshte shqetesues, Kongresi do ta trajtoje kete ceshtje duke pergatitur nje raport monitorimi per demokracine lokale dhe rajonale ne Shqiperi vitin e ardhshem. Por kjo eshte nje histori tjeter. Intervistoi: Arben Muka