Eshtrat në Dajt, PD: Rikthim i ligjit të lustracionit
Pas vizitës në varrezën masive në afërsi në Dajt, depuetët e maxhorancës deklarojnë se nuk do lenë pa dënuar gjykatësit dhe prokurorët që shkaktuan këtë masakër. 19 trupat e gjetur në afërsi të vendstrehimit për kohë lufte të ish Komitetit Ekzekutiv në Tiranë, për ta janë një arye më shumë për të rikthyer ligjin e dosjeve, të rrëzuar me patëdrejtë nga Kushtetuesja.
"Askush nga gjyqtaret, askush nga prokuroret, askush nga politikanet qe
kane denuar, nuk do kene mundesi qe te shpetojne nga referendumi
popullor, per tu larguar njehere e pergjithmone nga skena publike",
deklaroi Mesila Doda.
"Besoj se 29 nentori do te ishte dita e duhur per te perkujtuar viktimat
e komunizmit ne Shqiperi. Parlamenti nuk jep leje per te hapur vare,
ashtu sic nuk jep leje per te hapur kutite", tha Gent Strazimiri.
"Ne sot jemi ketu per tu thene persekutoreve, pinjolleve te tyre,
ekzekutoreve, por dhe aty qe kane vrare naten ne kete varr masiv dhe
kane qare diten me lot krokodili, se ne do ti shkojme deri ne fund qe
keta njerez te mos kene kurre akses ne jeten publike", u shpreh Eduard
Halimi.
Pas plotesimit te formave te skeleteve do te kryhen edhe analizat e
ADN-se per te bere identifikimin e tyre. Eshtrat ne Dajt u gjeten javen
e shkuar gjate kerkimeve te disa familjareve qe u jane pushkatuar te
afermit rreth vitit 1975. Mungesa e prangave, zinxhirëve dhe mjeteve të
tjera “lidhëse” në një pjesë të madhe të skeleteve të gjetura, ka
ngjallur dyshime që mes tyre të ketë edhe të ekzekutuar të viteve
1988-1989-1990.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi