E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Tryeza e të shtunës, pa rezultat

Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, aleat me Partine Socialiste thote se tryeza e 13 shkurtit mes Rames dhe Berishes i thirrur nga presidenti ne konsulte me nderkombetaret nuk do te jape rezultat. I ftuar ne "Ora 20:00", ne Alsat ai thote se rezultati maksimal qe mund te arrihet nga bisedimet eshte hapja e kutive edhe pse sipas tij Kushtetuta nuk e pengon nje gje te tille.

"Rezultati maksimal qe do te dale nga kjo eshte hapja e kutive, e cila
fatkeqesisht eshte nje e drejte kushtetutese. Pra, e quajme sukses qe u
pranua nje e drejte kushtetuese e opozites. Por ama ka nje gje, qe pas
hapjes se kutive nuk zgjidhet kriza, del ne pah kriza, se atehere do
kuptoni pse ka gabuar KQZ-ja, dhe pse fshiheshin pas kolegjit", vijoi
Gjinushi.

Nisja e dialogut mes paleve ne Shqiperi me ndermjetesimin e presidentit
ishte nje kerkese e Keshillit te Evropes. Ndersa dita e tryezes po
afron, palet nuk kane levizur nga qendrimet e tyre pro dhe kunder hapjes
se kutive.

Taulanta Boja

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›