E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup-Prishtinë, forcim marrëdhëniesh

Ambasadori i parë i Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov ka dorëzuar letrat kredenciale, Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Me këtë rast, Karajanov  është shprehur i përkushtuar për ngritjen e marrëdhënieve në mes dy shteteve në nivelin më të lartë në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

“Më lejoni që t’ju dorëzoj letrën kredenciale të cilën zoti Ivanov,
kryetar i Maqedonisë, më ka dërguar te ekselenca e juaj si ambasadorë i
jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë në Kosovë.
Me këtë rast kisha dashur të them se angazhimi im si ambasador i parë i
Maqedonisë në Kosovë do të përqendrohem në zbatimin e marrëdhënieve të
ndryshme miqësore tani më tradicionale për një bashkëpunim”, tha Stojan
Karajanov, Ambasador i Maqedonisë në Kosovë.

Ndërsa Presidenti Fatmir Sejdiu ka bërë të ditur se së shpejti edhe
Kosova do të përfaqësohet me ambasador në Maqedoni.

Shkëlzen Osmani 

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›