Berisha: Privatizimi, burim për paratë e ish-pronarëve
Kryeministri Sali Berisha ka bere publik planin e tij, i cili e sheh privatizimin e aseteve shteterore si nje burim kryesor per te grumbulluar parate per demshperblimin e ish-pronareve dhe realizimin e objektivave te qeverise. Gjate nje takimi me ministrat e linjes shefi i qeverise deklaroi se ky vit do te jete percaktues per pothuaj cdo gje qe ka mbetur pa privatizuar, pervec shkollave, spitaleve dhe digave.
"Privatizimi eshte nje prove jashtezakonisht e rendesishme per
administratat qe ju drejtoni. Ne jemi shumice, ne kemi pushtetin per te
marr cdo vendim ne interes te ketij procesi, per te thjeshtuar hallkat,
dhe procedure ne interesin me te mire", deklaroi Berisha.
Se fundi, kryeministri Berisha deklaroi se armiku numer nje i
privatizimit eshte korrupsioni dhe se armiku numer dy eshte burokracia, e
cila tha ai zvarrit kete proces qe duhet te ece me shpejtesi te madhe.
Bledian Koka