E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Evropian miraton përbërjen e re të KE-së

Me 488 vota për, 137 kundër dhe 72 abstenime, Parlamenti Evropian i jep mbështetje përbërjes së re të Komisionit Evropian të cilin e propozoi Presidenti i saj, Hoze Manuel Barozo. Pas votimit, duke ju drejtuar eurodeputetëve, Barozo tha se është krenar  për mbështetjen që i është dhënë, dhe duke ju falenderuar kësaj ai me ekipin e tij do të punojnë me vendosmëri.

“Legjitimiteti demokratik të cilin Ju na keni dhënë do të na mundësoj të
punojmë me vendosëmri, për demokraci në Evropë e cila është edhe fanar I
lirisë në botë”, u shpreh José Manuel Barroso, President i Komisionit
Evropian.

Duek folur para Parlamentit, Presidenti i Komisionit Evropian tha se
ekipi që ai propozoi është i gatshëm që të përballet me të gjitha sfidat
e Bashkimit Evropian. "Prioritetet janë të qarta: dalja e suksesshme
nga kriza, udhëheqja në luftëm kundër ndryshimeve klimatike dhe
efikasitetit energjetik, krijimin e burimeve të reja të zhvillimit dhe
kohezionin social në mënyrë që të rindërtohet tregu jonë i ekonomisë
sociale, përparimi i lirisë dhe sigurisë në Evropë dhe hapja e një epoke
të re për Evropën globale", vijoi Barozo.
 
Me këtë rast Barozo kërkoi nga eurodeputët parasëgjithash unitet. "Na
duhet bashkimi i të gjitha forcave evropiane. Bashkëpunimi i të gjitha
institucioneve evropiane është i domosdoshëm. Llogaris në mbështetjen e
këtij paralmenti për krijimin e një Evropë të fortë, në mënyrë që ta
realizojmë ëndrrën evropiane", tha ai.

Ndërsa përfundoi: "Pesë vitet e ardhshme do ti kalojmë duke e shëndrruar
vizionin tonë në realitet. Që ti arrijmë këto qëllime  duhet të
pranojmë se ndërvartësia e ekonomive tona kërkon koordinim më të mirë".
Dita e parë e punës së Komisionit të ri Evropian fillon më 11 shkurt,
gati katër muaj më vonë se sa ishte parashikuar. Fillimisht kjo ishte
shtyrë për shkak të Marrëvëshjes së Lisbonës që pritej të hyj në fuqi, e
më pas për shkak të refuzimit të eurodeputetëve të pranojnë njëri nga
kandidatët për komisioner.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›