E Shtunë, 31 Tetor 2026

Esien bie në prangat e policisë londineze

Nga Gert Serani
Telashe në kampin e Celsit. Mesfushori ganez, Majkëll Esien është arrestuar nga policia britanike duke drejtuar makinën e tij, Range Rover në gjendje të dehur në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ganezi, i cili është ndaluar në veri të Londrës në Old Kent Road ka bërë testin e frymëmarrjes, nga e cila u konstatua se lojtari kishte kaluar normën e lejuar të alkoolit. Gjithashtu e përditshmja angleze "Evening Standard" shkruan se ganezi është lënë i lirë pas disa orësh verifikimi në polici. Esien, i cili është pezulluar për ndeshjen e neserme për Champions League përballë Liverpulit do të jap sqarime për këtë incident përpara togave të zeza në muajin qershor. Burime pranë lojtarit kanë thënë për "The Sun" se policia e ka lejuar Majkëll të drejtonte makinën deri në banesën e tij dhe se ai ka qenë i habitur për situatën e krijuar. Gjithashtu lajmin e arrestimit të Esien, drejtuesit e Celsit nuk e kanë besuar. "Esien është një djalosh shumë i qetë dhe i rregullt. Madje ai lexon Biblën dhe shkon rregullisht në kishë. Ai është një person që nuk do të preferonte kurrë të drejtonte makinën nëse do të kishte konsumuar alkool". Ndërkaq një dëshmitar pohon se e ka parë Esien në diskotekën "Il Principe di Galles" në Londër, i rrethuar nga shumë vajza me funde të shkurtra, të cilat e përqafonin dhe e puthnin atë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›