Mici: Kam nisur hetim personal

Molgen Balena
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Roland Mici ka nisur një hetim personal në lidhje me atë, që ka ndodhur në tri ndeshjet e përfolura të kampionatit. Megjithëse e pranon se një relacion të tillë duhet ta bëjë Sektori i Garave, Mici shprehet se nuk do të ndalet me kaq: "Jam i vetëdijshëm që edhe brenda të tilla rregullave dhe ligjeve nëse bëhet një hetim mund të ketë dënime. Unë kam marrë dhe po studioj kasetën e ndeshjes Elbasani-Tirana. Në ditët në vijim mund të përgatis një realcion të vecantë, që t'ia drejtoj Komisionit të Disiplinës". Po përse dicka e tillë nuk është bërë në të shkuarën? "Unë që ditën e parë që kam ardhur kam thënë dhe kam zyrtarizuar se në të ardhmen do të ketë një Prokurori Sportive. Edhe me ligjet që kemi mund të dënohen ngjarje të tilla, por duhet të kemi parasysh se nuk ka strukturë për të hetuar dhe se nuk kemi planifikuar për ta bërë një gjë të tillë. Që do të thotë se kemi të sanksionuara ligjet dhe kodet, por nuk kemi njerëzit për t'u marrë me to". Sezonin e ardhshëm priten ndryshime: "Do të miratohet fakti që do të jenë dy inspektorë, ose më mirë t'i quajmë prokurorë, të cilët do të kenë të drejtë të plotë që të hetojnë cdo gjë që u duket e arsyeshme. Qoftë edhe një muhabet kafeneje mund të jetë një produkt hetimi. Nuk ka nevojë që ata të marrin OK nga Sektori i Garave, për hetimet që do të bëhen. Relacionet e tyre do të jenë të vecanta dhe këto relacione do të shkojnë në Komisionin e Disiplinës. Ky i fundit, në bazë të kodeve, do të marrë vendimin". Por sa do të ketë efekt ky hetim i tanishëm, në lidhje me ato që ndodhën: "Unë e di shumë mirë që është e vështirë të arrish të gjesh gjërat e duhura në një hetim. Unë, të paktën, shpresoj që me këtë shembull, klubet të fillojnë e të kuptojnë se ka hetim, sepse mund të merren edhe masa, të cilat mund të jenë drastike. Njerëzit e kanë fjetur mendjen që FSHF nuk ndërhyn në të tilla gjëra, por nuk është kështu. Nuk e bëj për të trembur ndokënd, por me Prokurorinë Sportive si organ brenda FSHF-së, të jeni të sigurtë që të gjithë do të jenë më të kujdesshëm në aleancat dhe kompromise".