E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani-Teuta, ballë për ballë

Partizani është formacioni më i sukseshëm në Kupën e Shqipërisë me 15 trofe, i fundit në vitin 2004, kur ai fitoi finalen me rezultat minal 1-0 kundër Dinamos. Partizani dështoi një vit më pas pikërisht kundër durrsakëve.
Teuta e ka fituar tri herë kompeticioni e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar – 1995, 2000 dhe 2005- dhe në përballjen e fundit me të kuqtë, ia doli të dilte në finalen që i dha dhe trofeun e tretë në historinë e klubit.
Partizani merr pjesë për herë të 31-të në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në 53 edicionet ku ka marrë pjesë. Skuadra e kuqe ka mundur të mbërrijë finale 24 herë, ku ka mundur të pronësojë Kupën 15 herë.
Teuta, më e vjetër në moshë, ka marrë vetëm një herë më shumë (54) se të kuqtë, duke arritur në gjysmëfinale 16 herë, prej ku ka mundur të shkojë në finale 8 herë. Durrsakët kanë fituar tri herë kupën e Shqipërisë.
Partizani për të mbërritur në gjysmëfinale eliminoi rrugës Vllazninë, pas dy barazimeve 1-1 në Shkodër dhe 0-0 në Tiranë, ndërsa Teuta një tjetër kundërshtar të vështirë si Tirana: 2-1 në Durrës dhe 2-2 në kryeqytet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›