E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loew i hap dyert për Kuranyin

Trajneri i Schalke 04, Felix Magath, ka bërë të ditur se selektori i Gjermanisë, Joachim Loew, është në kontakt me sulmuesin Kevin Kuranyi, duke shtuar spekulimet e rikthimit të tij në Kombëtare për Kampionatin botëror 2010. 28 vjeçari nuk ka qenë pjesë e Gjermanisë në 18 muajt e fundit.

“Ata kanë biseduar javën e kaluar. Si trajner, ju duhet të konsideroni vendimet tuaja dhe nganjëherë edhe t’i ndryshoni ato. Ju duhet të bëni atë që është më së miri për ekipin tuaj dhe Kevin është aktualisht sulmuesi më i mirë në Gjermani”, tha Magath për televizionin gjerman DSF.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›