E Shtunë, 31 Tetor 2026

Essien mungon për gjashtë javë

Chelsea ka njoftuar se mesfushori Michael Essien do të qëndrojë jashtë fushës, për rreth gjashtë javë, pas rikthimit nga Kupa e Afrikës me lëndim të gjurit.

Essien 27-vjeç kishte lënduar gjurin gjatë stërvitjes në detyrë ndërkombëtare, në garën që është duke u zhvilluar në Angola.

Reprezentuesi ganez, gjatë javës, është kthyer në qendrën stërvitore të klubit në Cobham dhe stafi mjekësor i Chelseas ka kryer ekzaminimet në gjurin e lënduar. Futbollistit, i është parashikuar, një qëndrim jashtë fushës për më tepër se një muaj e gjysmë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›