E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet e futbollit në ndeshje miqësore për Haitin

Disa nga emrat me te medhenj te futbollit boteror do te zbresin te henen ne fushen e lojes ne nje ndeshje miqesore per te mbledhur fonde ne ndihme te te mbijetuarve nga termeti qe shkaterroi Haitin. Zidan dhe Kaka do te luajne ne Lisbone bashke me dy lojtare te kombetares haitiane qe marrin pjese ne kampionatin portugez ne takimin miqesor te organizuar nga Programi per Zhvillim i Kombeve te bashkuara qe mbeshtet nga UEFA dhe FIFA.

Kjo ndeshje, e cila zhvillohet cdo vit per te mbledhur fonde kunder
varferise, kete vit do te kete objektivin e qarte per te ndihmuar
popullaten e Haitin, qe u godit rende nga tragjedia qe shkaktoi termeti.
“Te gjitha te ardhurat nga kjo ndeshje do te shkojne ne ndihme per
rindertimin e ketij vendi”, lexohet ne komunikaten per shtyp te
organizatoreve.

Skuadrat qe do te perballen mes tyre jane Yjet e
Benfikes kunder nje ekipi te shokeve te Ronaldos dhe Zidan, mes tyre
disa nga emrat e futbollit me te madh boteror si Pavel Nedved, Michael
Laudrup, Fabien Barthez, Edgar Davids, Patrick Kluivert, Luis Figo,
Pauleta, Gheorghe Hagi  dhe Nuno Gomes. Nderkohe, kjo miqesore bamiresie
do te drejtohet nga ish-arbitri italian Pierluigi Collina.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›