Van Nistelrooy drejt Hamburgut

Hamburg ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.
Ylli holandez pritet të largohet nga gjiganti madrilen, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, ndërsa kërkohet nga një numër i madh i klubeve nga Premierliga, përfshirë West Hamin, Tottenhamin dhe Stoke-n.
Mirëpo, sipas medieve spanjolle dhe atyre gjermane, 33-vjeçari nuk dëshiron të kthehet në Premierligë, ku kishte luajtur për Manchester Unitedin, kurse Hamburg konsiderohet favorit për transferimin e tij.