E Diel, 1 Nëntor 2026

Estoni-Shqipëri Kuzhe, sot prova e vërtetë në Talin

Autori i Lajmit: Redaksia
Talin – Shqipëria luan sot ndeshjen miqësore kundër Estonisë në Talin. Kuqezinjtë e drejtuar nga kroati Josip Kuzhe u kanë dhënë fund përgatitjeve në kryeqytetin Talin të Estonisë për miqësoren e sotme me dy seancat stërvitore të djeshme, që nuk kanë pasur të njëjtin karakter. Paradite janë zhvilluar ushtrime shkrydhëse dhe force në sallën e forcës, ndërsa pasdite kroati i ka kushtuar vëmendje anës taktike në aneksin e stadiumit ku do të zhvillhet ndeshja. Nëse Shqipëria ka kërkuar të luajë me Estoninë për të filluar që tani përgatitjet për eliminatoret e ardhshme, për kapitenin e vendin balltik, Raio Piroja, kjo miqësore do të vlejë më shumë për shitjen e disa lojtarëve estonezë në kampionatet më të forta evropiane. “Nuk shoh ndonjë arsye të fortë për të fituar medoemos me Shqipërinë. Për mua kjo është një ndeshje prove, për të parë se deri ku mund të pretendojmë. Do të ketë shumë menaxherë për të parë lojtarë e rinj estonezë,” - është shprehur Piroja. Kushtet e vështira atmosferike në vendet rreth Balltikut e bëjnë të pamundur zhvillimin e kampionatit gjatë muajve të dimrit, ndaj ndryshe nga pjesa më e madhe e vendeve të Evropës kampionati fillon në pranverë dhe përfundon në vjeshtë. “Duhet të bëj diçka të qartë: Tani që kampionati ka përfunduar, dua të bëj pushime. Më duhet të nënshkruaj një kontratë më mirë për sezonet e ardhshme,” - ka vijuar Piroja. Kjo ndeshje do të jetë një test edhe për Estoninë, megjithatë vëmendja më e madhe u është tërhequr menaxherëve të ndryshëm, të cilët kanë mundësi të bëjnë ca para duke shitur lojtarët më të mirë estonezë. “Nuk mendoj fare për menaxherët, sepse nuk jam më 18 vjeç. Për lojtarët e rinj të Estonisë mund të jetë një mundësi e mirë për të luajur në kampionate më të forta, pse jo edhe për të fituar më shumë para,” - ka përfunduar Piroja, kapiteni i Estonisë. Ndonëse jehona e miqësores me Shqipërinë në kryeqytetin balltik është e vogël, në opinionin vendës mbizotëron mendimi se Estonia do ta fitojë ndeshjen, madje diskutohet edhe shuma e golave që do të shnëohen në portën shqiptare. Mirëpo ka edhe nga ata që nuk kanë shumë besim. Në një sondazh të publikuar në mediat elektronike estoneze, 16% e lexuesve mendojnë se skuadra e tyre do të shënojë të paktën 3 gola në këtë miqesore. 34.5% e tyre mendojnë se do të shënojnë vetëm 2 gola (pjesë më e madhe e lexuesve), 21.7% vetëm 1 gol, ndërsa 27.9% e tyre janë pesimistë, pra nuk shpresojnë që Estonia do të shënojë ndaj Shqipërisë, rrjedhimisht që nuk do të fitojë. Dëbora duket se ka paralizuar çdo gjë në Talin. Futbollistët shqiptarë kanë qëndruar gjithë kohës në hotel, duke pirë kapuçino dhe duke naviguar në internet.

Play Off

Luhen sot katër ndeshjet që do presin 4 biletat për në Afrikë 2010. Anësori portugez Simao Sabrosa thotë se përfaqësuesja e tij nuk duhet t’i nënvleftësojë ballkanasit e Bosnje Hercegovinës. Sot zhvillohet ndeshja e parë në Estadio Da Luz, ndërsa katër ditë më pas, këto dy përfaqësuese do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese në Zenica. “Është ndeshja më e rëndësishme në jetën tonë. Do të japim më të mirën nga vetja që të shënojmë fitore. Pa marrë parasysh se kush shënon, duhet të sigurohemi që Portugalia të arrijë fitore, ashtu që të mos kemi shumë vështirësi në ndeshjen e dytë. Ndërsa trajneri i Greqisë Oto Rehagel u ka bërë thirrje futbollistëve të tij që të tregojnë se e meritojnë të shkojnë në Botëror kur të përballen me Ukrainën në Greqi. Kampionët e Evropës në vitin 2004 do të presin Ukrainën e Shevçenkos ditën e shtunë në stadiumin Olimpik të Athinës, ndërkohë që të mërkurën do të luajë ndeshjen e kthimit në Donjeck. “Kemi disa mungesa, megjithatë edhe në ndeshjet e fundit nuk e kam patur në dispozicion të gjithë skuadrën, - deklaroi Rehagel. – Do më pëlqente të kisha Torosidhis dhe Seitaridhis, por për fat të keq ata do të mungojnë të shtunën”, - shtoi tekniku gjerman. I pyetur për strategjinë që do të ndjekë apo nëse do të qëndrojë si zakonisht në mbrojtje, Rehagel u përgjigj: “Sigurisht, mbrojtja jonë luan një rol të rëndësishëm në rezultatet e ekipit, por na duhet të gjejmë një balancë mes saj dhe sulmit. Duhet të marrim një rezultat të mirë që na jep shpresa për ndeshjen e kthimit”, deklaroi më tej ai. Pavarësisht se Greqia shihet si favorite, Ukraina ishte skuadra që e la atë jashtë Botërorit të vitit 2006, duke fituar në Athinë. Rehagel u shpreh gjithashtu se nuk shqetësohet aq shumë për yllin e kombëtares ukrainase Andrij Shevçenko, por për gjithë skuadrën. “Shevçenko nuk luan vetëm, kështu që duhet të kemi kujdes edhe për 10 lojtarët e tjerë”, tha trajneri 71 vjeçar gjerman. Ndërkohë Franca do të luaj me Irlandën dhe Rusia me Slloveninë.

KUALIFIKUESET
E KUPËS SË BOTËS

ZONA EUROPIANE
NDESHJET PLAY-OFF

Sot

Rusi-Sloveni
Greqi-Ukrainë
Portugali-Bosnjë
Irlandë-Francë

18 nëntor

Bosnjë- Portugali
Francë-Irlandë
Slloveni-Rusi
Ukrainë-Greqi
Ky lajm është publikuar: 14/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›