“Republika Veriore e Maqedonisë”, Greqia jep OK...
Autori i Lajmit: Redaksia
NJU-JORK - I dërguari i OKB-së, për çështjen e emrit, Metju Nimiç, ka zhvilluar një takim në Nju-Jork me negociatorin grek, Adamntis Vasilakis. Siç njoftojnë mediat greke, Vasilakis në takim sërish ka ritheksuar qëndrimin e Athinës se zgjidhja e kontestit është një emër i përbërë me përcaktim gjeografik, për përdorim nga të gjithë. Negociatori grek ka theksuar se pa zgjidhjen e kontestit të emrit nuk është i mundur fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Sipas agjencisë greke ANA MPA, ky është qëndrimi që negociatori grek, ambasadori Adamantios Vasilakis, ia ka transmetuar mediatorit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, Metju Nimiç, në takimin e parë pas formimit të Qeverisë së re në Athinë. “Këto pozicione i lajmërojmë qartazi, me qëllim që të mos ketë befasi dhe mosmarrëveshje”, - deklaroi Vasilakis, duke shtuar se Athina mbetet e angazhuar në bisedimet që zhvillohen me ndërmjetësim të Organizatës Botërore. Vasilakis mohoi informatat se Greqia është e gatshme për lëshime me qëllim që të mbyllet çështja e emrit. Metju Nimiç sot do të takohet me negociatorin maqedonas, ambasadorin Zoran Jolevski, kurse pas këtij takimi pritet një takim i përbashkët me përfaqësuesit e të dy vendeve, palë në negociata. Ndërkohë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dhimitris Dhrucas, deklaroi se propozimi i fundit i Nimiçit “Republika Veriore e Maqedonisë” do të mund të ishte bazë për vazhdimin e negociatave për emrin. Zv.ministri i Jashtëm grek, në intervistën e tij tek gazeta austriake “Die Presse“ bën të qartë se kusht për integrimin evropian të FYROM-it është të zgjidhet çështja e emrit. Dhrucas thekson gjithashtu se dëshira e Greqisë është e sinqertë për integrimin evropian të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe sigurisht edhe për FYROM-in, prandaj për këtë qëllim do të punojë sa më shumë. Ai nënvizoi ndërkaq se Greqia mbështet dhe ecurinë evropiane të Turqisë, por përsëri me disa kushte. Z.Dhrucas u referua gjerësisht dhe për çështjen e emigrimit të paligjshëm, ku fton partneret në BE, për solidaritet dhe ndihmë, duke theksuar se mirëkuptimi dhe mbështetja e BE-së në lidhje me këtë çështje do të ishin realisht më të mëdha. Duke folur për BBC-në Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shprehu gjithashtu shpresën se Maqedonia dhe Greqia do të gjejnë gjuhën e përbashkët për sa u përket mosmarrëveshjeve lidhur me emrin. Ai vlerësoi si konstruktiv edhe qëndrimin e opozitës maqedonase për këtë, e cila, tha ai, inkurajon qeverinë që për këtë çështje të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2009