Hipoteka, ska regjistrim prone, pa shlyer taksat vendore
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministria e Financave ka urdhëruar hipotekat të mos bëjnë as edhe një veprim për regjistrim, apo dhe çregjistrim prone, në rast se personi i interesuar nuk paraqet ndër dokumentet e tjera, edhe një vërtetim nga bashkia, apo komuna, që janë shlyer taksat vendore. Nëse nuk paraqitet një dokument i tillë asnjëra prej këtyre shërbimeve nuk do të realizohet. Urdhri nis zba timin që prej këtij muaji e në vazhdim dhe është i vlefshëm për të gjitha zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në vend. Sipas ligjit është këshilli bashkiak ose komunal ai që vendos për nivelin e taksës që do të zbatohet për çdo kategori minimale të bazës së taksës, të parashikuar në tabelat e mëposhtme, në kufijtë plus-minus 30 për qind të nivelit tregues të taksës për kategorinë përkatëse. Kur për një kategori minimale të bazës së taksës, këshilli bashkiak ose komunal miraton nënkategori, ai, detyrimisht, përcakton edhe nivelin e taksës për secilën nënkategori. Këshilli bashkiak ose komunal vendos gjithashtu për lehtësimin ose përjashtimin nga detyrimi për pagimin e taksave për personat që kanë të ardhura nën minimumin jetik, sipas kritereve të përcaktuara në nivel kombëtar. Për ata taksapagues, pasuria e të cilëve është dëmtuar nga veprimi i forcave madhore, në këtë rast, lehtësimi ose përjashtimi është i përkohshëm dhe kohëzgjatja përcaktohet nga këshilli bashkiak ose komunal, në raport me dëmin e shkaktuar, deri në vlerën 75 për qind. Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Kategoritë minimale të tokave bujqësore jepen në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për çdo kategori minimale të tokës bujqësore, këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nën kategorizime. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme. Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes. Kjo lloj takse paguhet në bashki ose komuna, në territorin e së cilës ndodhet prona e taksuesshme.
Vërtetimi
Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, zyrat e taksave të bashkisë dhe të komunës njohin dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme u japin të dhëna, pa shpërblim, bashkive dhe komunave për pasuritë e paluajtshme të regjistruara pranë tyre. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme njoftojnë rregullisht, çdo 3 muaj, bashkitë dhe komunat për regjistrimet e reja të kryera dhe për ndryshimet e gjendjes së pronave. Nëse prona nuk është e regjistruar në regjistrin e pasurisë së paluajtshme, për efekt të detyrimit për pagimin e taksës nga taksapaguesit, zyrat e taksave të bashkisë dhe të komunës, për vërtetim pronësie njohin vërtetimin e pronësisë, vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, vendimet e privatizimit ose dokumentet e tjera, të lëshuara nga organet përkatëse shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës.
Kur mungojnë dokumentet
Në rastin e mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, këshilli i bashkisë ose komunës vendos madhësinë e sipërfaqes së tatueshme, bazuar në vendimin e komisionit të verifikimit të pasurisë së paluajtshme. Organet e pushtetit vendor ngrenë komisionin e verifikimit të pasurive të paluajtshme, në rast mungese të dokumentacionit ligjor. Detyrat dhe funksionet e këtij komisioni përcaktohen me vendim të këshillit të bashkisë ose komunës. Ndërsa për rastet kur një pronë shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie ose komune, pavarësisht nga vendbanimi i pronarit, secila njësi vendore e trajton pjesën e pronës, që ndodhet brenda territorit të vet, si pronë më vete dhe zbaton mbi të dispozitat e këtij ligji.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2009