U-21, Shqipëria barazon 2-2 me Austrinë
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - Shqipëria U-21 bëri një prezantim të shkëlqyer në barazimin 2-2 me Austrinë e kësaj moshe, në një takim ku me të vërtetë mund të themi se kemi humbur dy pikë, pasi kuqezinjtë e Artan Bushatit udhëhoqën 2-0, përpara se austriakët të shënonin dy golat që i siguruan një pikë të çmuar në transfertën e Tiranës, pavarësisht se ekipi i Andreas Hercog humbi dy penallti në “Qemal Stafa”, nga një në çdo pjesë loje. Ky ishte barazimi i parë i Shpresave në gjashtë ndeshje të zhvilluara për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21 2011. Takimin e parë me Austrinë, Shqipëria e kishte humbur me rezultatin 3-1 në Vjenë, ku dy nga golat për austriakët i shënoi Atdhe Nuhiu, i pranishëm edhe në ndeshjen e “Qemal Stafës. Fansat kuqezinj, madje kishin shpalosur edhe një banderolë kuptimplote “E duam A.Nuhin në Kombëtare”. Në minutën e 20-të, Karabeci harkoi një top brenda zonës austriake, dhe aty Arsen Sukaj i Vllaznisë, goditi fillimit me kokë, por që u ndalua nga Koningshofer, dhe në tentativën e dytë, topin e kthyer mbrapsht nga portieri austriak, shkodrani e shndërroi në gol duke realizuar golin e parë të Shqipërisë. Në të 29’ sulmuesi i Teutës, Vilfor Hysa, pas një rrotullimi të bukur me trup, goditi fuqishëm brenda zonës, por portieri austriak ishte i vëmendshëm, duke i dhënë një tjetër nuancë dominimi të Shqipërisë në tridhjetë minutat e para në një “Qemal Stafa”, thuajse të zbrazët. Sabien Lilaj u ndëshkua me karton të verdhë në të 30’. Karabeci krosoi nga e djathta, dhe aty me kokë Odise Roshi i Flamurtarit goditi, duke fituar goditjen e këndit të radhës. Shqipëria në një ditë shumë të mirë dhe me një profil agresiv. Polizoi Arbëri, Olsi Gocaj, Klodian Semina ishin thuajse pakalueshëm në vijën e mbrotjëse, aq portiri Shpëtim Moçka në pjesën e parë nuk pati thuasje aspak punë, përveçse disa devijimeve në goditje këndi. Në të minutën e 43-të, gjyqtari polak dha një penallti, pasi sulmuesi Rroshi mbajti nga fanella një austriak brenda zonës së vogël. Kavlak goditi mbi katërkëndeshin e portës, duke shpërdoruar kështu mundësinë më të mirë për të realizuar për Austrinë e Andrea Hercogut. Në të 50’, Roshi ndërmori një inkursion të shpejtë nga e majta e sulmit tonë, fieraku i Flamurtarit krosi bukur në zonë, por goditja me kokë e Vifor Hysës ishte jo në nivelin e aksionit. Disa sekonda më pas, Erando Karabeci lëshoi një top prapa shpinës së mbrojtjes austriake, dhe aty, Roshi pasi fitoi një duel shpejtësie shënoi me një goditje të shkëlqyer golin e dytë në minutën e 51-të. Ky ishte goli i dytë i Roshit kundër Austrisë, pasi fieraku i Flamurtarit ishte dhe autori i golit të vetëm të Shqipërisë në humbjen 3-1. Gëzimi i ligjshëm i Shqipërisë zgjati shumë pak, pasi pas thuasje 30 sekondash Austria shënoi golin e parë me anë të një topi i devijuar edhe nga një mbrojtës tonë, Semina, pas goditjes nga ana e Kavlakut, lojtarit që humbi edhe penalltinë për skuadrën e tij. Minuta e fundit e takimit regjistruan dy kartonë të verdhë për Austrinë, pikërisht për dy humbësit e penalltive, Kavlak dhe Baumgratlinger. Përfundimisht, një paraqitje dinjitoze dhe një barazim i merituar i Shqipërisë, ku me pak kujdes mund edhe të kishim realizuar fitoren e dytë në kualifikuese, pas asaj me Azerbajxhanin në “Niko Dovana”. Shqipëria u ngjit në kuotën e 4 pikëve pas gjashtë ndeshjesh, duke pasur në bilancin e saj: 1 fitore (me Azerbajxhanin), 1 barazim me Austrinë (ky i sotmi) dhe 4 humbje (me Skocinë, 2, Austrinë dhe Bjellorusinë).
Ky lajm është publikuar: 14/11/2009