E Shtunë, 31 Tetor 2026

Estonia i bashkohetnë mesnatë eurozonës

ESTONI - Në mesnatë, vendi baltik me 1.3 milionë banorë, do të bëhet vendi i 17-të, që pranon valutën e përbashkët- euron.

Qeveria e qendrës së djathtë e Estonisë ka thënë se kalimi do të dërgojë një mesazh pozitiv për investitorët dhe do ta bëjë me të lehtë biznesin me shtetet tjera të Bashkimit Evropian.

Por, lëvizja vjen në mes të rritjes së zhgënjimit me euron pas krizës së borxheve në Greqi dhe në Irlandë.

Vetëm gjysma e estonianëve mbështesin ndryshimin.

Estonia është shteti i tretë ish komunist që i bashkohet eurozonës, e pasuar nga Sllovenia në vitin 2007 dhe Sllovakia në vitin 2009.

(s.g/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›