E Diel, 1 Nëntor 2026

Estrada mbush 60 vjeç, flasin Sallaku, Zhegu, Lati, Qazimi Izaura Ndoj

Emocion, perqafime, kujtime dhe respekt ndaj njeri-tjetrit shprehen dje aktoret e Estrades se Tiranes ne 60-vjetorin e themelimit te saj. Jane mbledhur te gjithe se bashku ashtu si dikur, ku me interpretimet e tyre mbanin peng per ore te tera mijera vete, ate publik qe i ka vleresuar gjate gjithe ketij kalvari te gjate suksesesh dhe harrese per ta. Por, dje ata nuk ishin per te dhene shfaqje, por per te kremtuar 60-vjetorin e atij institucioni qe i identifikoi si artiste dhe ikona te skenes shqiptare, ndersa sot jane te thinjur dhe mezi presin nje "dore" te ngrohte t'i ndihmoje sadopak. Emra si "Artistja e Popullit" Melpomeni Cobani, kengetarja e njohur Anita Take, "Artisti i Popullit" Skender Sallaku, i mirenjohuri Skender Plasari kujtohen me nostalgji per ate cka kane dhene ne ngritjen e vlerave si artiste. E qeshura e tyre buronte nga tema e dites, buronte nga fjala, mimika, plastika, kenga e kupleti, dialogu e monologu qe sot jane kthyer ne lot per ato artiste qe nuk jetojne dhe per ata artiste qe jetojne te harruar.

Ish-drejtori i Estrades se Tiranes, Sulejman Dibra, sot mban ne duar vetem nje bllok ku ka shenuar dhe flet me mall dhe kujton cdo artist qe ka qene pjese e Estrades se Tiranes. "Me vjen keq qe Estrada e Tiranes tashme eshte shkrire dhe kjo eshte e padrejte. Sot ne kete skene ku po flasim, ka qene skena ku estrada ka dhene me mijera shfaqje. Ne vitin 2005, me daten 2 prill, estrada pushoi se ekzekutuari dhe kaloi ne kompani teatrore me projekte qe nuk u dhane kurre. Te gjithe artistet dolen ne rruge te madhe. Suksesin me te madh Estrada e Tiranes e pati gjate viteve '70-'80, dhe me ardhjen e demokracise deri ne vitin 2000 erdhi dhe u pakesua numri i shfaqjeve, por deri ne vitin 2000 mesatarisht estrada ka arritur te jape edhe 320 shfaqje ne vit, qe nuk jane pak", - pohon ish-drejtori Dibra. Ndersa, drejtoresha e Qendres Kulturore (Tirana) Suela Konjari, shprehu mirenjohje per te gjitha keta ikona te humorit dhe skenes shqiptare qe sot jane mbledhur per te mos u harruar asnjehere.

Themelimi i Estrades

Shfaqja e pare qe ka celur aktivitetin e Estrades eshte pikerisht shfaqja me titull "Estrada nr.1" ku interpretuan Ramazan Zyberi, Melpomeni Cobani, Enver Dauti, Ana Kcira, Lin Ndoka, Tonin Konci, Lucie Miloti, Hajrie Harapi, kengetar, Xhana Xheluci, dirigjent Zef Gruda, orkestrant Muharrem Xhediku etj. Pas kesaj shfaqje u dhane dhe shume te tjera me titujt "Estrada nr 2", "Estrada nr 3", "Estrada nr 4" e me pas vijuan numrat. Ishin keta artiste qe ecen te sigurt perpara duke i dhene institucionit suksesin e vazhdueshem. Populli e deshi aq shume kete art te ri sa shfaqjet ktheheshin ne festa masive. "Ne 53 vite, u arrit te jepeshin 163.200 shfaqje te para nga miliona spektatore. Ky eshte treguesi me i mire i vlerave te kesaj trupe profesioniste ne ato vite. Tema e dites e trajtuar me ane te skecit, parodise etj., ishte thelbi i shfaqjes", - tregon ish-drejtori Sulejman Dibra.

Artistet e rinj dhe vlerat e tyre

Vite me pas, pjese te Estrades se Tiranes u bene aktore te rinj si Vegim Xhani, Xhemal Myftiu, Kujtim Shehu, Enver Bukri, Vilson Gjoca, kengetare te talentuar ku spikasin zera te mrekullueshem si "Nderi i Kombit" si Vace Zela, Fitnete Rexha, Pavlina Nika, Pjeter Gjergji, Rudolf Stambolli e me pas Luan Zhegu, Ema Qazimi, Liljana Kondakci, Kozma Dushi e Irma Libohova. Pjese tjeter e kesaj Estrade ishin dhe dirigjentet e orkestrantet Nesti Uci, Kristo Kote e Alqi Kareco, libretiste e kompozitore si Agim Prodani e Aleksander Lalo, Kin Dushi, Aleksander Banushi, Koco Devole e Tonin Miloti, regjisore Besim Levoja, Mihal Luarasi, Bujar Kapexhiu, Rifat Poga, Aleksander Lalo, Veli Rada, Luan Xhegu, Xhevahir Zeneli, Irma Libohova, Bujar Kapexhiu, Marjana Kondi, Met Bega etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›