Projekti, peshkimi ne Shqiperi, tani me rregulla te reja Eglantina Nasi
Industria shqiptare e peshkimit duhet t'i nenshtrohet nje menaxhimi te ri te saj, nepermjet nxitjes se zhvillimit te qendrueshem permes rregullave te reja. Ky eshte qellimi i projektligjit "Per peshkimin", i propozuar se fundmi nga qeveria, i cili synon te permiresoje ligjin aktual ne fuqi qe nga viti 1995 per kete sektor. "Ndalohet peshkimi ne zonen e portit, rruget e hyrjes, si dhe vendet e ankorimit. Por edhe zenia, mbledhja apo tregtia e peshkut me eksplozive, substanca kimike ose cdo menyre tjeter qe vret, intoksikon apo i helmon ato", - thuhet ne njerin nga nenet e ketij projektligji. Duke shtuar me tej faktin se shteti parashikon edhe mbeshtetje te posacme per floten e peshkimit, e cila aktualisht konsiderohet me probleme. "Mbeshtetje per pronaret e anijeve te peshkimit, si edhe per investime ne to. Pa harruar as kompensim social-ekonomik me qellim diversifikimin e aktivitetit dhe promovimin e shume-punesimit per peshkataret, por edhe mbeshtetje per peshkimin e vogel bregdetar artizanal", - jane disa pika te tjera te ketij projekti te qeverise. Ne kete kuader, shteti do te mbeshtese peshkataret edhe ne kuadrin e masave per mbrojtjen e llojeve te vecanta te peshkut. "Ne rast se ka te dhena per ekzistencen e nje rreziku serioz qe kercenon burimet e gjalla ujore apo ekosistemin ujor per shkak te peshkimit, ministria ndermerr masat e emergjences per ta shmangur ate. Si rregull, keto nuk mund te zbatohen per me shume se tre muaj rresht. Por kur gjykohet se situata e emergjences nuk eshte larguar, mund te vendoset qe keto masa te zgjaten pertej afatit te parashikuar", eshte nje mase tjeter e parashikuar ne kete projektligj. Ndersa sa i perket te drejtes per te ushtruar aktivitetin e peshkimit, qeveria ka vendosur qe te krijohet edhe nje regjister i posacem i tyre, sikunder nje regjister i tille parashikohet qe te ekzistoje edhe per anijet e peshkimit. "Ndalohet dhenia e lejeve te peshkimit, mjeteve lundruese te huaja per peshkimin tregtar", - eshte nje nen tjeter qe parashikon heqjen e se drejtes se peshkimit per te huajt ne ujerat shqiptare. I shoqeruar edhe me nje nen tjeter interesant, qe pohon se ndalohet peshkimi, mbajtja ne bord apo hedhja ne treg e llojeve te tilla te peshqve si "Krani i lumit", "Blini", "Peshkaqeni", "Lopa e detit", "Koralet", "Sfungjeret", "Gjitaret e detit" apo "Breshkat e detit". Ne fund, projektligji i lartpermendur permbyllet me kushtet qe duhen plotesuar dhe tarifat qe duhen paguar per peshkimin e ashtuquajtur "argetues". Duke cituar saktesisht se ky lloj aktiviteti, "nuk duhet te nderhyje, pengoje, rrezikoje apo veshtiresoje peshkimin tregtar". Por se ai duhet te ushtrohet gjithmone bazuar ne autorizimet, afatet kohore dhe pagesat qe leshojne institucionet perkatese.
Sa ndeshkohen peshkataret po shkelen rregullat e peshkimit?
Projektligji i ri i qeverise "Per Peshkimin" permban nje liste te gjate te masave administrative ndaj peshkatareve qe shkelin rregullat e caktuara ne nenet e tij. Keshtu, "ushtrimi i peshkimit pa qene i pajisur me leje apo autorizim, dhe ne kundershtim me kushtet e parashikuara ne te, denohet me gjobe, deri ne 1.000 000 leke". Kurse "peshkimi mbi normat e lejuara ne zonat e peshkimit, per te cilat ka nje regjim te percaktuar peshkimi, parashikohen gjoba deri ne 100.000 leke, por edhe konfiskim i sasive te peshkut te kapur mbi kuotat e lejuara. Por me nje nivel te tille gjobe ndeshkohen edhe rastet e mosparaqitja e certifikates se origjines se produkteve peshkore. Si edhe "perdorimi i nje fuqie tjeter motorike, zevendesimi i saj me nje tjeter motor me tjeter fuqi apo perdorimi i nje fuqie tjeter te modifikuar teknikisht, kur kjo e fundit nuk eshte certifikuar zyrtarisht nga Regjistri Detar".