ALUIZNI: Legalizimet, nuk po paguhen faturat Eglantina Nasi
Te gjithe ata qe jane te interesuar per legalizimin e objekteve informale qe disponojne, duhet te kryejne sa me pare pagesat e duhura financiare qe parashikon procesi. Nje fakt te tille e ka bere dje me dije, kreu i Agjencise se Legalizimeve per Tiranen, Kreshnik Bozho. Gjate nje prononcimi te tij per median, ai eshte shprehur se ndersa ekspertet e ALUIZNI-t nga ana e tyre po shpejtojne me pergatitjen e dosjeve tekniko-ligjore per objektet informale, duket se nuk paraqitet i njejti disponibilitet nga ana e qytetareve. Kjo pasi, sipas tij, nuk po ecen me ritmet e ketij procesi, ai i shlyerjes prej tyre te detyrimeve financiare. "Krahas qytetareve qe kane zbatuar me rregull cdo hap te procesit te legalizimeve deri ne marrjen e lejes, ka edhe nje kategori qe po vonon ne berjen e pagesave. Ka nga ata qe kane terhequr faturen dhe nuk kane bere pagesen, por ka edhe nga ata qe edhe pse fatura ka dale, nuk eshte terhequr nga qytetaret", - theksoi Bozho, lidhur me nje fakt te tille. Ne kete menyre, ai ve ne dukje problematiken ekzistuese te ketij procesi, duke e vene theksin ne pershpejtimin e pagesave nga ana e qytetareve, ne menyre qe ata te mund te perfitojne sa me shpejt prej realizimit te tij. Nderkaq, te dhenat aktuale prane ketij institucioni, tregojne se sasia totale e objekteve informale, per te cilat deri tani, ekspertet e legalizimeve kane kryer procedurat administrative, eshte deri ne nivelin prej 80 per qind. Nje shifer kjo e vleresuar si pozitive nga ana e drejtuesve te Agjencise se Legalizimeve, te cilet shtojne gjithashtu se deri tani jane dhene leje legalizimi per 52 000 pasuri. Behet fjale per ato, te cilat jane perfshire edhe ne sistemin e regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Nderkaq, behet me dije se jane ne proces te pergatitjes se dokumentacionit tekniko-ligjor, rreth 100.000 pasuri te paluajtshme informale. Dhe se legalizimi ende nuk ka perfunduar per rreth 90.000 pasuri. Kjo pikerisht per arsyen e lartpermendur, sepse poseduesit e ketyre ndertimeve informale nuk kane shlyer deri tani detyrimet financiare qe permban procesi i legalizimit si i tille. Pajisja e qytetareve te kryeqytetit me lejen e legalizimit te baneses se tyre informale, perben edhe nje nga prioritetet e ALUIZNI-t, ndersa nje pjese e tyre kane nisur te provojne tashme shijen e mire qe le finalizimi i nje procesi te tille. Kujtojme ketu shperndarjen e 1000 tapive te para per qytetaret e Tiranes qe kane vetedeklaruar objektet informale dhe shtesat e tyre ne ndertime formale brenda vijes se verdhe.
Pronaret, kunder ndryshimeve ne ligjin e pronave: Eshte antikushtetues
Shoqatat e pronareve te ligjshem te tokave, kundershtuan dje projektligjin e qeverise per ndryshimet ne ligjin "Per kthimin dhe kompensimin e pronave". Duke e cilesuar nismen e propozuar nga Ministria e Drejtesise si antikushtetuese, pronaret dolen kunder faktin qe vleresimi i cmimit te tokes te jete ne dore te qeverise dhe jo Parlamentit, sic ka qene ne draftin e vjeter. Nje ceshtje kjo e kundershtuar nga opozita por edhe ish ministri i drejtesise, demokrati Enkelejd Alibeaj. "Ne qofte se Keshilli i Ministrave miraton nje metodike sot askush nuk e ndalon nje Keshill Ministrash te nje mazhorance tjeter qe te beje nje metodike tjeter, sepse kete te drejte ja jep ligji. Dhe ne kete aspekt mendojme se kjo metodologji duhet miratuar nga Kuvendi i Shqiperise, ku jane te gjitha partite politike te perfshira, te cilat kane detyrimin Kushtetues per zgjidhjen e problemit te prones",- tha sekretari i Shoqates "Pronesi ne drejtesi", Agim Toro. Sipas tij, kjo situate eshte e papranueshme per pronaret, per vete faktin se do te kompensohet nje pronar per pronen qe e ka marre dikush tjeter qe nuk ka asnje lidhje, as te blere, as te dhuruar, as te trasheguar. Nga ana tjeter, pronaret akuzojne se po behet krim me pronat. "Kerkesa ime eshte qe ju ti kerkoni drejtorise se krimeve te renda ta hetoje dhe ta raportoje. Pers a kohe qe prona nuk shkon tek i zoti, vrasjet do te shtohen. I gjithe ligji nuk qendron, e gjithe platforma nuk qendron i ketij projektligji por edhe dy te tjereve", - shtoi Gezim Pocari. Kunder ndryshimeve u shpreh pak dite me pare, edhe relatori demokrat, Enkelejd Alibeaj. Ai, ashtu si pronaret, doli kunder kerkeses per kalimin e kompetences se percaktimit te cmimit te tokes nga Kuvendi tek ekzekutivi, si dhe ngritjen e nje drejtorie per koordinimin e pronave mbi te gjitha agjencite qe trajtojne aktualisht kete problematik.
Pyjet dhe kullotat nuk po regjistrohen
Hektare te tere pyjesh dhe kullotash, rezultojne ende te paregjistruara ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Nje fakt i tille eshte vene ne dukje gjate nje seminari te zhvilluar nga Organizata Holandeze per Zhvillim (SNV) per problemet e regjistrimit te pyjeve dhe kullotave ne vendin tone. Sipas eksperteve, ndersa qeveria shqiptare e ka miratuar transferimin e mbi 767 mije hektare pyjeve dhe kullota ne pronesi te njesive te qeverisjes vendore, ende nuk eshte realizuar i plote regjistrimi i tyre. Dukuri e cila, sipas tyre, krijon probleme me administrimin e ketyre pasurive. Nga ana e tij, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, eshte shprehur lidhur se procesi i transferimit te pyjeve dhe kullotave drejt qeverisjes vendore eshte penguar per shkak te saktesimit te kufijve. Sipas tij, deri tani jane transferuar te njesite e qeverisjes vendore 624985 ha pyje dhe 142280 ha kullota. E gjithmone ne kuadrin e procesit te decentralizimit te ketyre pasurive shteterore, sic jane pyjet dhe kullotat, ai leshoi apelin qe qeverisjet vendore t'i regjistrojne ato. "Transferimi i pyjeve dhe kullotave ne njesite e qeverisjes vendore, perben nje nder reformat me te rendesishme dhe me te thella qe ka ndermarre qeveria shqiptare keto vitet e fundit. Kjo reforme eshte e thelle, sepse transferon ne menyre rrenjesore fondin pyjor dhe kullosor tek njesite e qeverisjes vendore", - tha ai.