Estudiantes fiton titullin në Apertura
Argjentinë
Estudiantes është shpallur kampion i Argjentinës. Falë dygolëshit të uruguaianit Rodrigo Lopez (73’ dhe 87’), ata mposhtën me rezultatin 2-0 Arsenalin dhe fituan kampionatin e Aperturas. Kjo është hera e pestë në histori që bardhekuqtë shpallen kampionë në vendin e tyre. “Ky është shpërblimi më i drejtë për një sezon të jashtëzakonshëm dhe rezultati i një pune me sakrifica dhe impenjim”, tha Lopez në fund të ndeshjes. Estudiantes e mbylli kampionatin në kuotën e 45 pikëve të grumbulluara në 19 ndeshje, 2 më shumë se Velez Sarsfilld që u rendit në vendin e dytë. Me suksesin e arritur, kjo skuadër konfirmon dominimin në kampionat dhe në aktivitetet e amerikanojugorëve gjatë viteve të fundit.