E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Milan, do të doja të luaja me Ibrën”

Xhilardino

Alberto Xhilardino, sulmuesi i Fiorentinës, ka ndërhyrë nëpërmjet linjës telefonike në transmetimin e “Gazza Teo” dhe ka folur për numrin 11 të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç: “Do të ishte shumë e bukur të luaja me Zlatanin. Është një futbollist i jashtëzakonshëm në gjendje të shënojë shumë gola dhe, në të njëjtën kohë, të dhurojë shumë asiste të çmuara për shokët e tjerë të skuadrës, siç bëri të dielën me Boateng. Këtë vit Milani mund të fitojë titullin. Më në fund kanë gjetur ekuilibrin e duhur”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›