Marseja nuk heq dorë nga Didië Drogba
Sulmuesi
Pas paraqitjes së “çmendur” të Didië Drogba kundër Totenhemit, janë rikthyer zërat rreth largimit të tij nga Çelsi. Ashtu si ndodh për të gjithë lojtarët më të mirë të globit, edhe për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë interesimi është mjaft i madh. Njëri prej klubeve që e kërkojnë është Olimpik Marseja, që ka kredencialet e duhura për ta afruar. Dëshira e klubit transalpin është konfirmuar nga trajneri Deshamp, i cili është i vetëdijshëm për vështirësitë e operacionit: “Një ditë do të rikthehet, edhe pse ky vit kaloi. Jam i sigurt që Drogba do të luajë sërish në Marsejë, megjithatë do të jetë shumë e ndërlikuar që klubi të sigurojë shërbimet e sulmuesit”.