Eter dhe bij

Une Historine e Shqiperise ate te verteten e kam mesuar nga Tajar Zavalani thote Meri. Tani ne vitet e pleqerise kjo grua Meri Lalaj po rinderton pemen gjenealogjike te se bijes qe nga ana e te atit eshte nje Alizot.
Me kete mbiemer jane te lidhur emrat e disa familjeve te medha shqiptare te periudhes se pavaresise e te mbreterise Zavalani dhe Ypi. Jane lidhur disa fate tragjike njerezish Fejzi dhe Riza Alizoti babe e bir pushkatuar njeri e varur tjetri dhe gjithe pasardhesit e tyre qe u denuan dhe internuan ne mase.
Meqe feminia e te bijes si e shume te tjereve qe u dalluan e u vecuan nga shenja e biografise qe nuk klasifikohej pozitivisht nga regjimi komunist Meri ka ndermarre nje sere kerkimesh te cilat pasi i ploteson i boton ne formen e monografise. Ajo ka botuar tashme nje album per Alizotet.
E tani kete monografi per atdhetarin Fehim Bej Zavalanin. Libri pati vetem nje prezantim te shpejte formal ne ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve mbremjen e 21 janarit. Ministria ka financuar kete botim dhe si gjithe botimet e Ministrise qe qarkullojne ne nje rreth te ngushte publiku shkoi edhe kjo monografi.
Ndoshta ishte kjo arsyeja lidhjet familjare por nuk jane thjesht motive familjare thote Meri. Fehim Zavalani figure e Rilindjes ka qene lene ne harrese gjate ketyre viteve sepse i biri Tajar Zavalani 1903-1966 perkthyesi gazetari historiani qe pasi solli idete komuniste nga Bashkimi Sovjetik kaloi shume veshtiresi deri sa perfundoi ne BBC e Londres.
Me pak fjale Zavalani ati nje themelues i Komitetit te Fshehte te Manastirit 1905 kryetar i Klubit te Manastirit 1908 dhe drejtues i gazetes Bashkimi i Kombit kishte patur nje ndikim te rendesishem ne formimin intelektual te te birit.
Duke shfletuar shume materiale te nxjerra nga Arkivi Qendror Shteteror dhe Biblioteka Kombetare disa libra per figurat e fillimshekullit te njezete qe Meri i quan burra te vertete qe e donin Shqiperine e qe i ka admiruar veprat e tyre dhe ckane lene pas doli te kjo monografi e vogel nga vellimi e pajisur me kujtime te vete Fehim Zavalanit material fotografik deshmi te bashkekohesve.
Fehim Zavalani 1859-1940 u lind ne fshatin Zavalan qe tani i perket krahines se Permetit. Autorja e monografise pohon se per feminine dhe rinine e hershme nuk kemi shume te dhena por kuptohet qe kete periudhe ai e ka kaluar ne krahinen e tij ku ka marre mesimet e pare ne turqisht persisht apo arabisht.
Me 1879 niset nga Zavalani per ne Stamboll per te kryer studimet. Por ndodhen shume ngjarje ne jeten e tij. Ishte i mbikeqyrur shume here shtepia iu bastis dhe shume dokumente iu dogjen. Autorja e ka pare te udhes te perfshije Kujtimet qe Zavalani ka shkruar per jeten e tij dhe qe u botuan me 1936 ne Revisten Perpjekja te Branko Merxhanit.
Ato qe kam gjetur i kam perfshire. Kujtimet duhej te vijonin por sic dihet Revista Perpjekja u mbyll shume shpejt. Ne te gjitha keto une kam ruajtur ortografine per te qene libri ne kohe.
Vitet e para te shekullit te njezete e gjejne Zavalanin me familjen ne Manastir. Ndodh njohja me Gjergj Qirjazin dhe prane ketij emri do te rrije gjate emri i Zavalanit. Te dy te angazhuar ne levizjen e fshehte per perhapjen e shqipes. Dhe me 1905 jane zemra e Komitetit te Shqiptareve per Lirine e Shqiptareve organizate politike revolucionare me nje program politik i cili u pergjigjej kerkesave te levizjes kombetare shqiptare.
Meri e quan periudhe e arte kete kohe kur burra te shquar si Halit Berzeshta Bajo Topulli dhe Fehim Zavalani qe shpesh jane imagjinuar si kacake mali puna e tyre lidhej dhe dijen kulturen dhe guximin per ti perhapur ato nder shqiptare.
Ne korrik 1908 tregon autorja kur turqit e rinj shpallen kushtetuten e re Fehim Zavalani i denuar me dy vjet burg u lirua dhe hapi nje kapitull te ri ne veprimtarine e tij patriotike fale lehtesirave qe kishin shpallur tashme xhonturqit.
Ngritja e klubeve shqiptare ishte nje fenomen qe u perhap nje shpejtesi. U ngriten rreth 60 klube qe nga Manastiri deri ne Mitrovice qe nga Shkodra deri ne Janine. Jo vetem ne territoret shqiptare po edhe ne vise ku kishin emigruar shqiptaret ne Egjipt Sofje Bukuresht.
I zgjedhur kryetar i Klubit te Manastirit klubi central qe mbante lidhjet me gjithe klubet e tjera ne Shqiperi Zavalani pati periudhen me te gjalle patriotike. Keto rryma te Rilindjes qe paten qellim perhapjes shqipes ne shkolla e librit shqip ne nje kohe qe ekzistonin tri alfabete u mblodh Kongresi i Manastirit ne vjeshte 1908.
Zavalani e hapi Kongresin e Manastirit shtepia e tij ishte qender e ketij Kongresi qe nuk po mblidhej thjesht per shkronjen shqipe po per problemin se cdo te behej me Shqiperine.
Momenti me i rendesishem i Zavalanit sipas autores se monografise ishte drejtimi i Gazetes Bashkimi i Kombit. Gazeta me qender ne Manastir shperndahej mire ne gjithe vendin. Kishte lidhje te drejtperdrejte me njerezit. Nje vit e ca jetoi pastaj u mbyll.
Te mbash nje gazete ne ato kushte ishte shume e veshtire. Ne kohen qe drejtonte gazeten Fehim Zavalani eshte arrestuar dhe denuar pas botimit per masakrat qe po bente Turgut Pasha ne Gjakove.
Te dhenat erdhen gojarisht nga nje ushtar nga Kosova. Keto i shkroi Kosta Dako me pseudonim Kamani edhe Zavalani i botoi. U gjykua beri 6 muaj burg ne Gjakove dhe pagoi edhe nje gjobe natyrisht. Qe ne numrin e pare te gazetes ai shkruan Do te behemi theror per Shqiperine sic jemi bere theror.
Pas kesaj autorja shton seriozisht Sot nuk ka me atdhetare. eshte nje atdhetar Ketu Meri perpiqet te sjelle nder e nje poeti dhe ia del ta thote me fjalet e veta Ka njerez qe ia marrin atdheut gjakun dhe gjithcka. Ka njerez qe ia japin atdheut gjakun dhe gjithcka. Ky eshte atdhetarizmi.
Fehim bej Zavalani nderroi jete me 1940 ne Selanik. Nje rruge ne Tirane mban emrin e tij. Ky liber mbyllet me nje rekuiem per Adile Ypin e bija e Fehim Zavalanit per menyren si e ngrysi jeten Adileja Prej vitit 1947 deri sa vdiq ne vitet shtatedhjete jetoi ne internim.
Asnjehere nuk ka qene e lire. E bija e saj ishte martuar me nje Alizot dhe vellai i saj ishte Tajar Zavalani i merguar nga Shqiperia. Jetoi ne mjerim ne skamje te papare.