E Diel, 1 Nëntor 2026

Ethem Ruka: Do mbetem socialist, edhe pse nuk jam në listë

rukaDeputeti i Partisë Socialiste, Ethem Ruka, thotë në një intervistë për Panoramën se pavarësisht se nuk është në listën e PS për zgjedhjet e qershorit, ai do mbetet socialist.

Po, unë kam një karrierë të gjatë politike, por edhe akademike. Isha deputet i kësaj partie që nga viti 1992 e deri në vitin 2005 dhe nga 2009 deri më 2013-n. Besoj se jam pjesë e historisë së parlamentarizmit shqiptar gjatë gjithë periudhës së pluralizmit pas viteve 1990 e deri me sot. PSSH më rriti dhe e rrita bashkë me mijëra e mijëra socialistë idealistë e të ndershëm shqiptarë. Kam qenë pjesë e strukturave më të larta politike të kësaj partie dhe vazhdoj ende të jem. Kjo parti ma ka vlerësuar kontributin duke më emëruar ministër për shtatë vite, nga tetë vite qeverisje. Kam drejtuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në vite të vështira, ngrita Ministrinë e Mjedisit duke qenë dy herë ministër i saj, ashtu siç kam pasur fatin të drejtoja edhe Ministrinë e Pushtetit Vendor e Decentralizimit. Kam punuar me shumë kryeministra, duke filluar nga Fatos Nano e duke vazhduar me Pandeli Majkon e Ilir Metën. Unë kam një kontratë të thellë shpirtërore me socialistët shqiptarë, të cilëve u jam mirënjohës për vlerësimin që më kanë bërë. Kjo është shumë e shumë më tepër sesa një qejfmbetje për të vazhduar karrierën si deputet. Unë kam qenë dhe mbetem një socialist i palëkundur dhe, si i tillë, deputet ose jo, nuk ndryshon asgjë në kontratën time me socialistët shqiptarë, tha Ruka./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›