E Diel, 1 Nëntor 2026

Ethet e Nilit, 22 raste të konfirmuara nga virusi në Greqi

22 raste të të sëmurëve nga ethet e Nilit janë konfirmuar në Greqi, prej të cilëve shtatë janë regjistruar në pjesën lindore të rajonit të Atikës, ndërsa të tjerat në rajonet e Thesalisë, Greqisë Qëndrore dhe Maqedonisë.

"Deri tani askush nuk ka vdekur nga infektimi, ndërsa vitin e kaluar në Greqi kishte 34 viktima nga ethet e Nilit" thanë autoritetet greke për mediat.Ndërkohë sipas Ministrisë greke të Shëndetësisë janë marrë të gjitha masat e domosdoshme dhe ësjtë dhënë urdhër për sperkatje me preparate kimike kundër mushkonjave, të cilat janë edhe bartëse të virusit. Nga ana tjetër mjekët theksojnë se shumica e të infektuarve nga virusi i Nilit janë më simptoma të lehta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›