E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konteksti i emrit, GNK: "Republika e Maqedonisë Veriore"

Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin më të ri të publikuar vlerëson se Shkupi duhet të pranojë propozimin e emrit "Republika e Maqedonisë Veriore apo formulë tjetër të ngjajshme me përmbajtje gjeografike. Kjo sipas GNK është një zgjidhje për të mbyllur kontestin e emrit.

Propozimi i ri i emrit duhet të jetë për përdorim të përgjithshëm, i cili do të zhbllokojë pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. GNK i rekomandon Athinës që të pranojë përdorimin e mbiemrit "maqedonas" për përdorim të përgjithshëm.

Kjo organizatë ndërkombëtare bën thirrje për përmirësimin e dialogut në Parlament, përmes takimeve të rregullta ku do të diskutoheshin çështje të rëndësishme. Nga Qeveria e Maqedonisë kërkohet që të mundësojë implementimin e ligjeve, dhe se sistemi juridik të çlirohet nga ndikimet dhe presionet politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›