Ethet e kandidimit, ish-kryeministrat dhe deputetët e PS-së që mbeten jashtë listave
Listat PDS-ja i dorëzon e para, PS-ja i zbulon vetëm momentin e fundit. PDS-ja zyrtarizon kandidaturat në të gjithë Shqipërinë, G99-a për qarkun e Tiranës
Shaban Sulçe
Dita e djeshme mund të konsiderohet si një prej ditëve më të ethshme dhe më me tension në kampet e partive politike. Gjithçka ka qenë e lidhur me përfshirjen e emrave të kandidatëve të mundshëm në listën e kandidatëve për deputetë. Por ky proces ka qenë i mbuluar në terr informativ, jo vetëm për mediat, por edhe për figurat e partive politike, të cilat pretendojnë të përfshihen në listën e kandidatëve. Në Partinë Socialiste vendimi ka qenë i prerë. Rama ka insistuar që publikimin e listës së kandidatëve për deputetë ta bëjë vetëm gjatë ditës së sotme, në orën 20:00, pikërisht atëherë kur skadon edhe afati i sanksionuar në Kodin e ri Zgjedhor. Ndërkaq, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të zyrtarizojë gjatë ditës së sotme listën e saj zyrtare, por duhet theksuar se kjo parti, ndryshe nga dy partitë e mëdha, e ka nisur procesin e prezantimit të kandidaturave që në muajin mars. Po kështu, Partia Demokracia Sociale ka qenë e para forcë politike që ka depozituar dje në KQZ listën e saj zyrtare të kandidatëve, ndërsa G99-a ka prezantuar 32 kandidatët e saj për rrethin e Tiranës.
PS-ja
Në Partinë Socialiste pasiguritë kanë qenë më të mëdha. Më të pasigurt kanë qenë një pjesë e mirë e deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët ende nuk e dinë nëse do të jenë të përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë. Lajmi më i bujshëm ka të bëjë me faktin se tre ish-kryeministra socialistë, pikërisht Fatos Nano, Bashkim Fino dhe Ylli Bufi, pritet të mos jenë në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste. I sigurt duket moskandidimi i të paktën edhe pesë deputetëve të tjerë të Partisë Socialiste; Elmaz Sherifi, Flamur Hoxha, Rrapush Tola, Pilo Keri dhe Musa Ulqini. Ndërkaq, janë kristalizuar gjithnjë e më shumë emrat e kandidatëve që do të udhëheqin listën e Partisë Socialiste në të 12-të qarqet. Në qarkun e Tiranës lista do të kryesohet nga ish-presidenti Rexhep Meidani, në qarkun e Fierit nga Gramoz Ruçi, në qarkun e Elbasanit nga Valentina Leskaj, në qarkun e Durrësit nga Blendi Klosi, në qarkun e Vlorës nga Luiza Xhuvani, në qarkun e Kukësit nga Asllan Dogjani, në qarkun e Beratit nga Fidel Ylli, në qarkun e Korçës nga Ben Blushi, në qarkun e Lezhës nga Lindita Nikolli, në qarkun e Shkodrës nga Ilir Beqja dhe në qarkun e Gjirokastrës nga Arta Dade. Bie në sy fakti që në secilin qark, në të paktën një prej tri vendeve të para, është përfshirë një kandidate femër.
PDS dhe G99
Partia Demokracia Sociale ka qenë e para që ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën zyrtare të kandidatëve të saj për deputetë. Lista e PDS-së në qarkun e Tiranës do të kryesohet nga sekretari Politik, Artur Duçkollari, ndërsa kryetari i PSD-së, Paskal Milo, do të kryesojë listën në qarqet Vlorë, Dibër dhe Fier. Edhe Partia G99 ka prezantuar dje listën e kandidatëve të saj për qarkun e Tiranës. Lista e G99-s do të drejtohet nga Erion Veliaj, ndërsa i dyti në listë do të jetë Arbër Mazniku. Gjithashtu lista vijon me emrin e Bardhylka Kospirit, përfaqësuese e para dhe tetraplegjikëve të Shqipërisë, Mentor Mosho, avokat i njohur për të drejtat e pakicave
dhe komunitetit rom, Jetona Myteveli etj.
Deputetët aktualë që rrezikojnë kandidimin
Fatos Nano
Bashkim Fino
Ylli Bufi
Elmaz Sherifi
Flamur Hoxha
Rrapush Tola
Pilo Keri
Musa Ulqini
Kandidaturat kryesore të PS-së
Qarku Tiranë: Rexhep Meidani, Mimi Kodheli, Namik Dokle, Andis Harasani, Fatmir Xhafaj, Ledi Shamku
Kastriot Islami, Eduard Shalesi, Ditmir Bushati, Ilir Gjoni, Saemira Pino, Dashamir Peza, Besnik Bare
Qarku Durrës: Blendi Klosi, Rudina Seseri, Artan Lame, Gazmir Bizhga, Ilir Shani
Qarku Fier: Gramoz Ruçi, Ermelinda Meksi, Pirro Lutaj, Albert Çaçi, Endri Puka, Rajmonda Stefa, Armando Subashi, Arjon Muça
Dritan Agolli
Qarku Vlorë: Luiza Xhuvani, Arben Malaj, Shpëtim Idrizi, Arben Isaraj, Besnik Dervishi, Eltar Deda, Stefan Çipa, Auron Tare
Qarku Berat: Fidel Ylli, Erion Braçe, Arta Dyrmishi, Marko Bello
Qarku Korçë:Ben Blushi, Alfred Dalipi, Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Arben Ahmetaj
Qarku Dibër: Sadri Abazi, Elisa Spiropali, Qemal Minxhozi, Ylli Manjani
Gjirokastër: Arta Dade, Edlira Shapllo
Qarku Lezhë: Lindita Nikolla, Gjovalin Kadeli
Qarku Shkodër:Ilir Beqja, Mimoza Hafizi, Tom Doshi, Naim Kopliku, Edip Shiroka
Qarku Elbasan:Valentina Leskaj, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Ndriçim Hysa
Qarku Kukës: Asllan Dogjani
Emrat e kandidatëve që kryesojnë listat e PDS-së
Qarku Tiranë Artur Duçkallari
Qarku Vlorë Paskal Milo
Qarku Fier Leonard Strati
Qarku Berat Dritan Devole
Qarku Korçë Silvana Xuhano
Qarku Elbasan Paskal Milo
Qarku Durrës Fadil Hoxha
Qarku Lezhë Petraq Kalemi
Qarku Shkodër Pashuk Masmalaj
Qarku Dibër Paskal Milo
Qarku Kukës Gezim Bushati
Emrat që kryesojnë listën e G99-s në qarkun e Tiranës
1 Erion Veliaj
2 Arbjan Mazniku
3 Juliana Hoxha
4 Bardhylka Kospiri
5 Ardian Pojana
6 Jetona Myteveli
7 Ols Abazi
8 Mentor Mosho
9 Ened Mato
10 Silvana Xheka
11 Taulant Tusha
12 Gjergji Trola
13 Alketa Berzani
14 Dritan Subashi
15 Gjergji Gace
16 Astrit Alushi
17 Alban Bengasi
18 Leonard Bishtaja
19 Kostandina Keruti
20 Artan Greva
21 Sokol Xhunga
22 Erion Kurti
23 Andi Pogaçi
24 Denis Prifti
25 Migena Jance
26 Jola Foto
27 Rudina Berani
28 Joniada Hito
29 Saimir Qejalliu
30 Remir Gjoligaj
31 Qemal Saraci
32 Endri Gjata
Personazhet e Big Brother, kandidatë për deputetë
Pas Qetsorit, edhe dy personazhe të tjerë të spektaklit “Big Brother 2” duket se do të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kështu për G99 pritet të kandidojë në Tiranë Adi, ndërsa për Partinë Socialiste në qarkun e Fierit pritet të kandidojë Arjoni.
19 Maj 2009