E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qetsori i “Big Brother”, kandidat për deputet me PDK-në



Një nga personazhet më të njohur për publikun, falë edhe spektaklit televiziv “Big Brother”, Qetsor Ferunaj, ka zgjedhur Partinë Demokristiane për të kandiduar si deputet për qarkun e Vlorës. Vendimi i Qetsorit u bë zyrtarisht publik pas një takimi që ai zhvilloi me kryetarin e PDK-së, Nard Ndoka, menjëherë pas mbylljes së spektaklit televiziv “Big Brother”. Partia Demokristiane dhe e gjithë anëtarësia e saj mbështesin këtë kandidaturë, e cila edhe gjatë spektaklit prezantoi vlerat më të mira të qytetarisë shqiptare. Partia Demokristiane vlerëson se sfida e tij për të përfaqësuar në Parlament zgjedhësit e qarkut të Vlorës përbën një përpjekje dinjitoze për të marrë përsipër përgjegjësi, tashmë jo si lojtar spektakli, por si një lojtar i fortë politik.

19 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›