E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama permbys listen e PS, jashte ish-kryeministrat

Partia Socialiste shtyn afatin per dorezimin e listave te kandidateve per deputete ne 12 qarqet e Shqiperise per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Dhe pas ores 12.00 lista e kandidateve per deputete nuk ka shkuar ne zyren e KQZ. Bashke me ta, dhe PD ka preferuar te dergoje listen . Dita e djeshme ka qene teper e ngjeshur per kryetarin e selise roze Edi Rama si dhe zyrtaret e larte te kesaj partie. Heret ne mengjes kandidatet per deputete, te cilet jane njoftuar me pare per emrin e tyre ne listat e PS, u paraqiten ne zyren e kryesocialisti. Gjate qendrimit te tyre ne kete zyre, ato plotesuan dhe firmosen formularin e deklarimit si kandidat i kesaj partie. Te gjithe kandidatet, deputete aktuale apo anetare te cilet perfaqesojne frymen e re te kesaj partie, mbanin ne duar pasaportat e tyre per te plotesuar keshtu kriteret qe nevojiteshin per te qene pjesemarres ne listat shumeemerore te partise. Burime nga selia roze, bene te ditur per gazeten "Koha Jone", se gjate plotesimit te formularit nuk iu eshte komunikuar asgje tjeter, se ku do te kandidonin apo rendin ne lista, por gjithcka eshte lene per oren e fundit. Partia me e madhe ne opozite eshte shnderruar diten e djeshme ne nje "dhome" hermetike, ku asgje dhe askush nuk mund te tregonte se cfare ndodhte brenda, ndoshta dhe pasi nuk informoheshin nga askush per gjerat me te vogla. Kjo strategji, thuhet ne ambientet e socialisteve, se eshte perdorur qe te pakenaqurit ne listat e Partise Socialiste te mos levizin drejt partive te vogla, duke i keqsherbyer imazhit te kesaj partie ne keto dite te pakta qe kane ngelur nga zgjedhjet. I vetmi komunikim zyrtar qe eshte bere nga kjo seli me opinionin publik, ishte deklarata e dhene nga zedhenesja e kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli, e cila tha se Edi Rama dhe drejtuesit e Partise Socialiste po punojne per nje liste kandidatesh premtues. Megjithese ne fund te fjales se saj premtoi per informim te metejshem per vijimin e procesit, nje gje e tille nuk ndodhi. Nderkaq, burime prane kesaj partie bejne te ditur se listat po ribehen dhe do te kete ndryshime thelbesore, ndryshe nga ato qe kishin dale deri me tani nga selia roze. Publikimi i listes se PD nga Berisha, solli dhe permbysjen e listes. Po keshtu, mesohet se jashte listes do te qendrojne Fatos Nano, Ylli Bufi, Elmaz Sherifi dhe Vangjel Tavo. Ndersa Bashkim Fino, i cili deri mesditen e djeshme rrezikohej, eshte zevendesuar me kandidaten Rajmonda Stefan e qarkun Fier. Por, nga perllogaritja e kandidateve te potencial, krahasuar me votat e marra me pare, deputete aktual te cilet mund te vihen ne pikepyetje per nje mandat tjeter, eshte Ermelinda Meksi, Musa Ulqini, Flamur Hoxha, Marko Bello, Albert Caci dhe Rrapush Tola. Megjithese lista zyrtare e Partise Socialiste duhet te dorezohej ne 20:00 te dites se djeshme, asgje e tille nuk ka ndodhur. Mbremjen e djeshme, rreth ores 21:40 eshte bere mbledhja e kryesise se selise roze, ku edhe u diskutua mbi formalizimin e listave perfundimtare. Ndersa, eshte bere ditur se deri me pas ores 24:30 nuk do te kete nje liste ne KQZ, duke shtyre keshtu afatin e dorezimit per daten 20 maj. Perpos kesaj, eshte lajmeruar qe do te jete vete kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, qe do te prezantoje listat e kesaj partie per zgjedhjet e ketij viti.

Listat e PS-se, dorehiqet Allushi, kryeredaktore e ZP

Perplasjet e forta per ceshtjen e listave te socialisteve kane sjelle dhe doreheqjen e parevokueshme te kryeredaktores se gazetes "Zeri i Popullit", Eva Allushi. Allushi (36 vjec), eshte Anetare e Kryesise se PSSH. Dy mandate kryetare e Grupit te Keshilltareve ne Bashkine Tirane. Nje nder drejtuesit per tre mandate rresht te Partise Socialiste te Tiranes. Kandidate per deputete ne listen e proporcionalit te PS ne 2005. Doktore Shkencash. Mesohet se ka pasur perplasje te forte mes Allushit e Rames, per shkak se kreu i PS, pas leximit te emrave te listes se PD nga Berisha, e ka hequr ate nga lista e qarkut te Vlores. Nderkohe, qe ajo ende nuk ka bere te ditur pozicionin e metejshem ne forumin me te larte socialist.

Lista paraprake e PS

TIRANE

Andis Harasani

Kastriot Islami

Namik Dokle

Eduard Shalesi

Ledi Shamku

Ditmir Bushati

Mimi Kodheli

Ilir Gjoni

Saimir Tahiri

Saemira Pino

Dashamir Peza

Musa Ulqini

Xhemal Qefalia

QARKU FIER

Gramoz Ruci

Edlira Haxhiymeri

Bashkim Fino

Ermelinda Meksi

Pirro Lutaj

Endri Puka

Albert Caci

Rajmonda Stefa

Arjon Muca

Dritan Agolli

ELBASAN

Valentina Leskaj

Ilir Bejtja

Damian Gjiknuri

Agim Leka

Shega Ligori

Taulant Balla

Skender Hasa

Kastriot Belshi

Arben Kamani

Fatbardha Gjini

Bukurosh Maci

Astrit Halite

QARKU DURRES

Rudina Seseri

Blendi Klosi

Artan Lame

Juli Hoxha

Azir Gashi

Ilir Shani

Sokol Kallogjeri

Natasha Paco

Kapllan Mance

Ismail Dani

QARKU VLORE

Arben Malaj

Luiza Xhuvani

Arben Isaraj

Shpetim Idrizi

Eltar Deda

Besnik Dervishi

Stefan Cipa

Auron Tare

Fatmir Toci

BERAT

Erion Brace

Fidel Ylli

Ermonela Felaj

Marko Bello

Arta Dyrmishi

KORCE

Ben Blushi

Fatmir Xhafaj

Arben Ahmetaj

Alfred Dalipi

Olta Xhacka

QARKU DIBER

Sadri Abazi

Qemal Minxhozi

Ylli Manjani

QARKU LEZHE

Lindita Nikolli

Gjovalin Kadeli

Gjoke Jaku

Albert Cakoni

QARKU KUKES

Pandeli Majko

Asllan Dogjani

QARKU GJIROKASTER

Arta Dade

Vangjel Tavo

QARKU SHKODER

Mimoza Hafizi

Tom Doshi

Namik Kopliku

Edip Shiroka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›