E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e PD, emrat qe ikin dhe vijne si deputete

Kryeministri Berisha paraqiti diten e djeshme perpara medieve, 140 emrat e kandidaturave te Partise Demokratike per deputete, ne 12 qarqet e vendit. Kreu i PD-se, menjehere pas mbledhjes se kryesise se PD-se dhe perpara se lista e kandidaturave te shkonte ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, preferoi ta lexonte listen me komentet perkatese perpara medieve, ne seline e Partise Demokratike. Vete kryeministri Berisha do te jete i pari ne Qarkun e Tiranes, i ndjekur nga kryetari i PD-se ne Tirane, Aldo Bumci dhe pasuar nga aktorja e mirenjohur shqiptare, Rajmonda Bulku. Po keshtu ne krye te qarqeve kryesore te vendit, nuk ka pasur shume surpriza dhe ne krye te tyre jane vendosur drejtuesit e grupeve te punes, te caktuar muaj me pare nga kryeministri Berisha. Ne zona te sigurta gjenden po keshtu edhe ministrat demokrate te kabinetit qeveritar. Ajo qe vihet re eshte nxjerra e emrave te pedagogeve dhe akademikeve te njohur, ne vendet e sigurta ne listat e te gjitha qarqeve. Po ashtu keshilltare por dhe zv/ministra dhe drejtore te rendesishem jane perfshire ne lista. Keshtu ne Qarkun e Lezhes, Mark Marku renditet i dyti dhe po keshtu emrat e akademikeve nuk mungojne as ne rrethet e tjera. Por ne liste jane perfshire edhe biznesmenet e njohur per disa zona. Ajo qe bie me shume ne sy eshte se vetem nje pjese e vogel e deputeteve aktual te PD-se, jane ne vende te sigurt ne lista, madje nje pjese e madhe e tyre nuk eshte perfshire fare ne liste. Emrat te cilet nuk u perfshine e listen e Partise Demokratike ndonese jane aktualisht deputet te grupit parlamentar te PD-se jane; Aleksander Biberajt, Pal Dajcit, Flori Bajramit, Parid Tefericit, Prec Zogajt. Po keshtu nje mungese e deklaruar tashme eshte edhe ajo e deputetit te PD-se ne Tirane, Besnik Mustafaj. Nga ana tjeter, ne liste ne vende te sigurta ne Qarkun e Vlores dhe Gjirokastres jane edhe perfaqesuesit e PBDNJ-se, te cilet kundershtuan vendimin e Dules per t'u bere pjese e koalicionit te majte ne opozite. Sipas kryetarit te PD-se, Sali Berisha, perpara se te paraqiste kandidaturat u shpreh i bindur per nje fitore te thelle te Partise Demokratike ne te gjitha rrethet e vendit. "Hyjme ne zgjedhje me nje avantazh prej 40 mije votash ne proporcionalin rajonal. PD po shkon ne zgjedhje me nje force qe s'e ka pasur qe nga 92-shi", theksoi kryeministri Berisha ne deklaraten e tij per mediat. Po keshtu kryeministri shenoi si arritje kulmore te qeverise se tij ne keto kater vite, viziten qe beri ish-Presidenti i SHBA-se, Xhorxh Bush, anetaresimin me te drejta te plota te vendit ne NATO dhe aplikimin per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Gjithashtu kryeministri Berisha deklaroi se nje tjeter arritje madhore e qeverise, ishte edhe dyfishimi i pagave dhe pensioneve ne te gjithe vendin.

Zogaj, largohet nga PD dhe hidhet ne partine e Ngjeles

Deputeti aktual i Partise Demokratike, njekohesisht kryetari i komisionit te Jashtem, Prec Zogaj do te jete pjese e Partise per Ligj dhe Drejtesi, te drejtuar nga deputeti Spartak Ngjela. Ky vendim duket se u mor pas sinjaleve per mos vendosjen e emrit te tij ne nje zone te sigurt ne Qarkun e Lezhes. Kryesia e vogel e PD, e kishte planifikuar emrin e Zogajt ne listen e kandidateve per deputete ne Shkoder, i renditur i shtati ne liste. Perplasja mes Prec Zogaj dhe perfaqesuesve te larte te Partise Demokratike, u pa qarte edhe gjate leximit te listes se 140 kandidaturave nga ana e kryeministrit Berisha. I cili nuk e kishte perfshire ne asnje rresht Zogajn, qe ka qene deri me tani kryetar i Komisionit te Jashtem parlamentar. Pritet qe diten e sotme ai te dale ne nje konference per mediat dhe te shpjegoje dhe arsyet e kesaj levizjeje politike, e detyruar per te, pas lenies ne fund te listave. Nderkohe qe Biberaj, ende nuk eshte prononcuar dhe nuk dihet se cili do te jete qendrimi i tij perballe kesaj zhvendosjeje, jashte listave. Duket se qendrimi i tij per ligjin e dosjeve kunder, qendrimit te shumices se PD, ka sjelle dhe kete pasoje. Perplasje qe nisi me largimin e tij nga Keshilli i Evropes, me kembenguljen e Topallit.

Lista e kandidateve te PD ne 12 qarqe

Tirane

1. Sali Berisha

2. Aldo Bumci

3. Rajmonda Bulgu

4. Bujar Nishani

5. Majlinda Bregu

6. Gerti Bogdani

7. Genti Strazimi

8. Florian Mima

9. Ilir Rusmali

10. Myqerem Tafaji

11. Luan Skuqi

12. Tritan Shehu

13. Viktor Gumi

14. Arben Imami

15. Lajla Pernaska

16. Vath Tabaku

17. Jorida Tabaku

18. Edit Harxhi

19. Altin Ndoqi

20. Kastriot Sulku

21. Gani Rramadhi

22. Tauland Bimo

23. Ermal Domi

24. Gjerigji Bojaxhi

25. Indrit Fortuzi

26. Arben Qirjako

27. Ferdinant Shehu

28. Jera Kruja

29. Arta Sakja

30. Migen Reci

31. Keltis Kruja

32. Ylber Vata

Lezhe

1. Edi Paloka

2. Mark Marku

3. Paulina Hoti

4. Gjok Vuksani

5. Gjovalin Prenga

6. Zef Gjoka

7. Margarita Trashaj

Vlora

1. Astrit Patozi

2. Ardian Kollozi

3. Leonard Demi

4. Kreshnik Cipi

5. Kosta Barka

6. Laureta Bejkosala

7. Bujar Leskaj

8. Glori Husi

9. Nexhmije Xhuveli

10. Agron Shehu

11. Elsa Gjini

12. Lorena Ymeri

Gjirokastra

1. Genc Ruli

2. Spiro Ksera

3. Arben Culi

4. Teuta Kalemi

5. Pellumb Pecani

Berat

1. Genc Pollo

2. Mehmet Xheka

3. Lefter Maliqi

4. Thoma Rumnici

5. Bujar Hoxha

6. Miranda Haxhia

7. Dhori Kule

8. Edie Poni

Diber

1. Jemin Gjana

2. Sherefedin Shehu

3. Bedri Hoxha

4. Selami Xhepa

5. Mirjana Bulgu

6. Idriz Xhumara

Kukes

1. Flamur Noka

2. Besnik Dusha

3. Fatos Hoxha

4. Evelina Koldashi

Durres

1. Ferdinat Xhaferri

2. Albana Vokshi

3. Gazmend Oketa

4. Ylli Lama

5. Osman Metalla

6. Eduart Halili

7. Igli Cara

8. Ndricim Babasi

9. Sami Gjergji

10. Liljana Kola

11. Eglantina Bekteshi

12. Dardan Domi

13. Besa Qesja

Fieri

1. Sokol Olldashi

2. Ilir Bano

3. Mesila Doda

4. Enkelejed Alibeaj

5. Vasillaq Ndreci

6. Fatos Beja

7. Eno Bozdo

8. Blerim Koreshi

9. Ramadan Krasniqi

10. Ferdinant Murati

11. Daut Sulaj

12. Vasilika Hysi

13. Majlinda Vwrria

14. Stavri Ristani

15. Nevila Bani

16. Suzana Numani

Korca

1. Ritvan Bode

2. Gjergji Papa

3. Ledina Pajolli

4. Edmond Spaho

5. Fatbardh Kadilli

6. Ismail Hoxha

7. Elfrida Zefi

8. Jonela Spaho

9. Eduart Ypi

10. Alfred Gega

11. Niko Dudo

12. Zinel Shanolli

Elbasan

1. Lulezim Basha

2. Ardian Turku

3. Adriana Gjoni

4. Rahim Cota

5. Dashnor Sulaj

6. Luciano Boci

7. Zydi Hila

8. Aurel Bylykbashi

9. Bexhet Uruci

10. Mimoza Hasekiu

11. Blerina Totja

12. Erind Bakalli

13. Valdete Kondolli

14. Qamil Dika

Shkodra

1. Jozefina Topalli

2. Astrit Bushati

3. Arenca Trashani

4. Gezim Dibra

5. Gjon Uldedaj

6. Paulin Strerkaj

7. Ndue Paluca

8. Gjovalin Cuni

9. Ramiz Coba

10. Shpresa Tepelia

11. Fatbardh Spahia


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›