E Diel, 1 Nëntor 2026

Ethet nën kontroll, shtohen rastet me grip

Kukës

Ndërsa situata e etheve hemorragjike në Kukës është nën kontroll, mbetet problematik fluksi i pacientëve me virozat e stinës. Burime pranë spitalit të Kukësit bëjnë të ditur se gjatë javës së fundit është rritur deri në 5-fish numri i personave që kërkojnë ndihmë pranë urgjencës dhe gati 80% e tyre janë të prekur nga virusi i gripit. Ndërkaq, në repartin e Infektivit të spitalit të Kukësit, 10 persona janë hospitalizuar dhe po trajtohen për gripin. “Ka një shtim të ndjeshëm të numrit të personave të prekur nga gripi dhe kjo gjë kërkon një mobilizim po aq sa edhe për ethet, pasi çdo neglizhencë mund të shkaktojë pasoja për shëndetin e pacientëve”, sqaron një nga mjekët e pavijonit. Ai shtoi se pacientët e shtruar po trajtohen me mjekim intensiv dhe se gjatë gjitha javës ka pasur rreth 100 raste gripit, ku pacientët paraqesin simptoma shqetësuese, si temperaturë të lartë, bllokim të organeve të frymëmarrjes, dhimbje muskujsh etj.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›