E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ciao ciao Italia!

Në sfidën e fundit të grupit F, kombëtarja “axurre” duhej të siguronte patjetër tri pikët, për të mos i varur shpresat nga ndeshje mes Paraguajit dhe Zelandës së Re. Por në fakt, në “Ellis Park” të Johanesburgut ndodhi krejt e kundërta. Verdikti i fushës së lojës është i thjeshtë: Italia në shtëpi, Sllovakia në delir.

Dëshira e sllovakëve u vu re që në fillimin e takimit dhe u shpërblye në minutën e 25-të me golin e Vitek. Edhe pas avantazhit, skuadra e Vladimir Vais nuk hoqi dorë nga loja sulmuese, duke e vënë disa herë në vështirësi portierin Marketi.

45-minutëshi i dytë dhuroi shumë emocione, gola dhe ankth deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit anglez Hauard Ueb. Sllovakia gjeti sërish golin në të 73-tën, përsëri me Vitek, ndërkohë që nëntë minuta para fundit Di Natale riktheu në lojë “axurrët”.

Goli i Kopunek në minutën e 89-të u dha një goditje të rëndë shpresave të italianëve, të cilëve u mbajftonte një barazim për të kaluar grupin. Fabio Kualjarela shkurtoi përsëri në minutën e dytë të shtesës, por që rezultoi i pamjaftueshëm për kombëtaren e Marçelo Lipit.

Kështu, pas Francës, një tjetër emër i madh i jep fund ëndrrës drejt suksesin të Afrikën e Jugut. Nga ana tjetër, Sllovakia bëri atë që nga shumë mendohej si e pamundur: siguroi 1/8-at në të parën pjesëmarrje në një Kupë Bote.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›