Ethnos: Papandreu drejt ndryshimeve në qeveri
ATHINË- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu po kërkon një ristrukturim të qeverisë çka e dëshmojnë takimet e shpeshta me ministrat, deputetët si edhe me liderin e opozitës konservatore Adonis Samaras, njoftoi sot gazeta greke ''Ethnos''.
Gazeta pohon se për herë të parë dje shefi i ''Demokracisë së Re'' zyrtarisht ka dhënë përgjigje zyrtare për ftesën e kryeministrit për një konsensus politik për masat ekonomike.
Zëdhënësi i qeverisë, Petalotis mohoi spekulimet për një qeveri të përbashkët mes socialistëve dhe konservatorëve dhe shtoi se ristrukturimi eventual i qeverisë është vetëm në letër, shqyrtuar nga kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt.
Para disa ditëve, gazeta tjetër greke ''Kathimerini'' njoftoi se kryeministri po mendon për ndryshime që mund të përfshijnë në ekipin e tij edhe përfaqësues të konservatorëve në rast se ata përkrahin masat e reja ekonomike.
Brukseli kërkon konsensus politik për programin qeveritar për masat ekonomike.
(m.a/mia/BalkanWeb)