E Diel, 1 Nëntor 2026

Veriu dhe Jugu i Sudanit nënshkruajnë marrëveshje për kufirin

Bashkimi Afrikan ka deklaruar se Sudani verior dhe jugor kanë rënë dakort të krijojnë një zonë kufitare të demilitarizuar në mes të tensioneve rreth kontrollit të rajoneve të rëndësishme pranë kufirit.

Bashkimi Afrikan deklaroi dje se dy palët ranë dakord, pas një takimi në Etiopi, që të kryejnë patrullime të përbashkëta përgjatë kufirit prej 2 mijë e 200 kilometrash mes veriut e jugut.

Një këshilltar i Bashkimit Afrikan ka deklaruar se zona e demilitarizuar do të krijohen më 9 korrik, ditën kur Sudani jugor pritet të shpallë pavarësinë nga veriu.

Në të njëjtën kohë dje, Sudani u kërkoi Kombeve të Bashkuara në Nju Jork që një forcë paqeruajtëse e OKB-së, e cila tani vepron në kufirin jugor të vendit, të largohet që andej pasi Sudani i Jugut të bëhet vend i pavarur.

Ambasadori i Sudanit në OKB i tha Këshillit të Sigurimit se pas 9 korrikut, Kartumi nuk e sheh të nevojshme qëndrimin e 10 mijë trupave paqëruajtëse.

Këtë muaj, forcat sudano-veriore morën nën kontroll rajonin e pasur me naftë Abjei, një territor i kontestuar mes veriut dhe jugut. Kartumi nuk ka pranuar thirrjet e Shteteve të Bashkuara, Kombeve të Bashkuara dhe të Sudanit të Jugut për tërheqjen e trupave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›