E Shtunë, 31 Tetor 2026

Etika e deputetëve lë shumë për të dëshiruar



Një nga shkeljet më të shpeshta që rezulton nga zhvillimi i seancave parlamentare prek Nenin 62 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, me titull “Rregulli dhe sjellja në Kuvend” dhe përmbajtje: Anëtarët e Kuvendit nuk duhet të ndërpresin fjalën e drejtuesit të seancës plenare ose të diskutuesve të tjerë, të përdorin gjuhë ofenduese dhe joparlamentare në Kuvend, të ndërmarrin sulme personale apo veprime ndaj ndonjë deputeti, të përhapin informacione që cenojnë jetën private të cilitdo, të sillen në mënyrë të padenjë ose të shkaktojnë rrëmujë në mjediset e Kuvendit. Për ilustrim, ju kujtojmë seancën parlamentare të datës 10.11.2008, gjatë së cilës deputeti Ndriçim Babasi i drejtohet me fjalë fyese deputetes Arta Dade duke u shprehur: “Ti shiko ato orgjitë jashtështetërore”. Për shkeljen e nenit të sipërpërmendur janë parashikuar masa disiplinore në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.

59 ligje, të pavlefshme, pasi janë miratuar pa kuorum në komisionet parlamentare

“Për disa ndryshime në Ligjin nr. 7855, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

“Për titujt”.

“Për ankandin publik”.

“Për miratimin e kategorive të pozicioneve të punës në ERT”.

“Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar”.

“Për barazinë gjinore në shoqëri”.

“Raporti vjetor të institucionit të Autoritetit të Konkurrencës”.

“Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve dhe të protokollit të saj për qarkullimin në zonat kufitare”.

“Për vlefshmërinë e titujve të pronësisë” miratohet vetëm 7 anëtarë nga 15 anëtarë që ka ky komision.

“Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën ‘Për ekspozitat ndërkombëtare’”.

“Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 21.06.1995, ‘Për sistemimin arsimor parauniversitar’, të ndryshuar”.

“Për një shtesë në Ligjin nr. 8685, datë 09.11.2000, ‘Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë’, të ndryshuar”.

“Për mbrojtjen e konsumatorëve”.

“Raporti për veprimtarinë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.

“Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9362, datë 24.03.2005, ‘Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve’”.

“Për ratifikimin e marrëveshjes së huas mes Këshillit të Ministrave, Alpha Bank, A.E, National Bank of Greece, si rregullues dhe Alpha Bank, A.E, dega Londër, si agjent për huanë e 230 milionë euro për financimin e rrugës Rrëshen-Kalimash”.

“Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9072, datë 25.05.2003, ‘Për sektorin e energjisë elektrike’, të ndryshuar”.

“Raporti vjetor i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”.

“Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për mbrojtjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar”

“Për procedurën tatimore”.

“Raporti vjetor të Entit Rregullator të Telekomunikacionit”.

“Për procedurën tatimore”.

“Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

“Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

“Për një shtesë në Ligjin nr. 8685, datë 09.11.2000, ‘Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntok뒔.

“Për disa ndryshime në Ligjin nr. 9374, datë 14.05.2007, ‘Për turizmin’”.

“Për barazinë gjinore”.

“Raporti vjetor të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike”.

“Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999, ‘Për të drejtën e informimit për dokumente zyrtare’”.

“Për ratifikimin e marrëveshjes së kontributit mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe AL-DIAN AL- EMIRIT, të shtetit të Kuvajtit për financimin e projektit për rinovimin e sheshit “Skënderbej” dhe restaurimi i Xhamisë së Etem Beut”.

“Për Shërbimin Shëndetësor Stomatologjik në Republikën e Shqipërisë”.

“Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.

“Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën ‘Për taksimin e automjeteve rrugore për aderimin në trafikun ndërkombëtar’”.

“Për sektorin e gazit natyror në Republikën e Shqipërisë”.

“Për disa ndryshime në Ligjin nr. 8488, datë 13.05.1999, ‘Për mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara në Republikën e Shqipëris뒔.

“Për të huajt në Republikën e Shqipërisë”.

“Për disa ndryshime në Ligjin nr. 9836, datë 26.11.2007, ‘Për buxhetin e shtetit të vitit 2008’, të ndryshuar”.

“Për ratifikimin e kontratës së shitjes së 85% të aksioneve të ARMO-s, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe blerësit “AMRA OIL, sh.a”.

“Për sektorin e energjisë elektrike”.

“Për koncesionet”.

“’Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”.

“Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

“Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Këshillit Federal Zviceran për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave”.

“Për buxhetin e shtetit 2009”.

“Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit të OPEC-ut për zhvillim ndërkombëtar (OFID), për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore”.

“Për një ndryshim në Ligjin nr. 8990, datë 23.01.2003, ‘Për vlerësimin e ndikimit në mjedis’”.

30 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›