Mungesat e deputetëve në Kuvend dhe pjesëmarrja në diskutime
Eljona Ballhysa
Në raportin vjetor për punimet e Kuvendit, Mjaft-i ka mbajtur shënim pjesëmarrjen e deputetëve në seancat parlamentare dhe rolin e tyre në diskutime për çështje të ndryshme. Nga statistikat e Mjaft-it bie në sy numri i madh i deputetëve, të cilët kanë ardhur në sallën e Kuvendit vetëm për të mos djegur pagën mujore. Rasti më flagrant është ai i ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili në katër vjet është shfaqur në Kuvend vetëm 16 herë. Të tillë deputetë, megjithëse nuk marrin pjesë në seancat parlamentare apo në mbledhjet e komisioneve parlamentare, kanë të drejtën e marrjes së pagës mujore.
Mungesat
Deputetët që kanë bërë më shumë mungesa gjatë katër viteve në Kuvend, pas Nanos, vijnë Ilir Meta, Taulant Dedja, Vangjel Dule, Blendi Klosi, Dritan Prifti, Shpëtim Idrizi, Skënder Gjinushi, Sadri Abazi, Arben Malaj etj. Ndërsa deputetët më të rregullt, të cilët kanë marrë pjesë në çdo seancë parlamentare, janë: Engjëll Cara, Parid Teferici, Dashnor Sula, Safet Sulaj, Fatos Hoxha, Genc Sharku, Gjovalin Prenga, Galip Ramadhi, Rrahim Kaleci, të cilët kanë ndjekur gjatë vitit 2008 161 seanca parlamentare nga 161 që janë zhvilluar gjithsej. Mjaft-i, në raportin e tij ka monitoruar dhe pjesëmarrjen në diskutime të deputetëve. Sipas statistikave, janë rreth 10 deputetë, të cilët shquhen për “heshtjen” e gjatë në katër vite, pasi nuk kanë marrë pjesë në diskutime. Të tillë janë: Flori Bajramaj, Taulant Dedja, Hamit Kosta, Fatos Nano, Galip Ramadhi, Genc Sharku, Bukurosh Stafa, Ymer Tola dhe Mevlan Xhindoli. Ndërsa deputetët më aktivë të Kuvendit të Shqipërisë janë: Erion Braçe, Pëllumb Xhufi, Valentina Leskaj, Nikollaq Neranxi, Arben Malaj, Taulant Balla, Dashnor Sula, Petro Koçi dhe Genc Ruli.
Pavarësisht pjesëmarrjes në diskutime në raportin e tij Mjaft-i ka vërejtur nevojën për rritjen e cilësisë së debatit në seancat parlamentare, veçanërisht në mbledhjen e komisioneve parlamentare, ku shpeshherë debati bëhet banal. “Sugjerohet që në mbledhjet e komisioneve parlamentare të ketë një nivel më të lartë pjesëmarrjeje, si dhe një cilësi më të lartë diskutimi. Ky sugjerim vjen nga përvoja në monitorimin e veprimtarisë parlamentare, ku në shumicën e rasteve diskutimet parimore dhe ato teknike për çështje të caktuara degjenerojnë në debate banale, që tregojnë për një mungesë të theksuar etike, profesionalizmi dhe serioziteti për pozicionin e rëndësishëm të deputetit jo për privilegjet që ky post ofron, por për përgjegjësinë e përfaqësimit të qytetarëve”, - shkruhet në raportin e Mjaft-it.
Komisionet
Mjaft-i ka mbajtur shënim prezencën dhe mungesat e deputetëve në komisionet parlamentare. Në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, deputetët më të pranishëm janë Ilir Rusmali, Arian Madhi, Besnik Dervishi, Spartak Braho, Spiro Peçi, Bashkim Fino, Eris Hoxha, Aldo Bumçi dhe Elmaz Sherifi. Anëtarët më pak të pranishëm dhe rrjedhimisht më pak aktivë kanë qenë Tom Doshi, Blendi Klosi dhe Taulant Dedja. Anëtari i qeverisë më i pranishëm në mbledhjet e komisionit në fjalë ka qenë ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.
Në Komisionin Parlamentar të Medias, deputetët më të pranishëm janë Valentina Leskaj, Gëzim Karapici, Pëllumb Xhufi, Musa Ulqini, Luan Memushi dhe Gjokë Vuksani. Anëtarët më pak të pranishëm dhe rrjedhimisht më pak aktivë, kanë qenë Spartak Ngjela, i cili ka munguar në të gjitha mbledhjet e zhvilluara, si dhe Nikollë Lesi e Aurel Bylykbashi. Anëtari i qeverisë më i pranishëm në mbledhjet e komisionit në fjalë ka qenë, ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo.
Në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financën, deputetët më të pranishëm kanë qenë Edmond Spaho, Arben Malaj, Erion Braçe dhe Blerim Çela. Deputetët më pak të pranishëm janë Shpëtim Idrizi dhe Dritan Prifti. Nga anëtarët e qeverisë, më i pranishëm ka qenë zëvendësministri i Financave, Florion Mima.
Në Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, deputetët më të pranishëm kanë qenë Tritan Shehu, Engjëll Bejtaj, Albert Çaçi dhe Rajmonda Stefa. Deputetët më pak të pranishëm dhe rrjedhimisht më pak aktivë janë Vangjel Tavo dhe Pashko Ujka. Nga anëtarët e qeverisë, më e pranishmja ka qenë ministrja i Shëndetësisë, Anila Godo. Në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, deputetët më të pranishëm janë Ylli Bufi, Ndriçim Hysa, Flamur Hoxha, Rexhep Uka, Pilo Keri, Ilir Bano. Deputetët më pak të pranishëm kanë qenë Hajrulla Paturri, Sadri Abazi, Idriz Xhomara, Fatmir Xhindi.
Deputetët që kanë munguar më shumë në Kuvend
Fatos Nano
6-161
Taulant Dedja
54-161
Ilir Meta
67-161
Vangjel Dule
72-161
Shpëtim Idrizi
74-161
Nikoll Lesi
82-161
Tom Doshi
82-161
Ndriçim Babasi
93-161
Fatmir Mediu
94-161
Nard Ndoka
94-161
Skënder Gjinushi
98-161
Ben Blushi
100-161
Hamit Kosta
102-161
Dritan Prifti
107-161
Hajrulla Paturi
112-161
Pirro Lutaj
113-161
Elmaz Sherifi
114-161
Paskal Milo
114-161
Leonard Solis
117-161
Sadri Abazi
117-161
Deputetët më të rregullt
Emër Mbiemër
Prezenca/ Totali i Çështjeve
Engjëll Cara
161-161
Parid Teferici
161-161
Dashnor Sula
161-161
Safet Sulaj
161-161
Fatos Hoxha
161-161
Genc Sharku
161-161
Gjovalin Prenga
161-161
Galip Ramadhi
161-161
Rrahim Kaleci
161-161
Besnik Bisha
160-161
Mehmet Xheka
160-161
Blerim Cela
159-161
Astrit Patozi
159-161
Engjëll Cara
158-161
Ilir Bano
158-161
Astrit Bushati
156-161
Aurel Bylykbashi
156-161
Gëzim Karapici
156-161
Rajmonda Stefa
156-161
Baki Shehi
155-161
Deputetët që kanë munguar më shumë në 4 vjet
Emri Mbiemri Prezenca/ Totali Çështjeve
Fatos Nano 16/481
Ilir Meta 131/481
Taulant Dedja 145/481
Vangjel Dule 174/481
Blendi Klosi 176/481
Dritan Prifti 211/481
Shpëtim Idrizi 216/481
Skënder Gjinushi 234/481
Sadri Abazi 246/481
Arben Malaj 253/481
Deputetët që nuk kanë marrë pjesë në diskutime
1 Flori Bajramaj
2 Taulant Dedja
3 Hamit Kosta
4 Fatos Nano
5 Galip Ramadhi
6 Genc Sharku
7 Bukurosh Stafa
8 Ymer Tola
9 Mevlan Xhindoli
Deputetët më aktivë
1 Erion Braçe
2 Pëllumb Xhufi
3 Valentina Leskaj
4 Nikollaq Neranxi
5 Arben Malaj
6 Taulant Balla
7 Dashnor Sula
8 Petro Koçi
9 Genc Ruli
30 Prill 2009