Etika e sjelljes në punën e kontabilistit
Në një njësi ekonomike, një ekspert kontabël i autorizuar prishi kontratën me administratën e kësaj njësie për certifikimin e bilancit të vitit 2007, sepse nuk i besoi informacionit financiar (bilancit dhe pasqyrave financiare), të hartuara nga kontabilisti. Në pasqyrat financiare të vitit 2007 fitimet ishin më të vogla se ato të një viti më parë (2006), ndërkohë që të ardhurat ishin rritur 5-7% dhe arsyet e uljes së fitimit nuk ishin bindëse, gjithashtu norma e fitimit llogaritej rreth 2-3%. Po kështu, ndaj kësaj njësie ekonomike nga disa klientë ishin depozituar disa kërkesë-padi për mosrealizim në kohë të kontratave dhe për cilësi të dobët malli. Në kontrollin që kishte bërë Njësia e Tatimpaguesve të Mëdhenj gjatë vitit 2007, për periudhën 2005–2006, kishte konstatuar shkelje dhe manipulime të çmimeve të shitjes, pasaktësi në gjendjen e mallrave më 31.12.2006 etj., dhe e kishte penalizuar njësinë ekonomike me detyrime shtesë tatim-fitimi, TVSH dhe gjobë rreth 150.000.000 lekë.
Histori të tilla në praktikën e biznesit shqiptar ndeshen shumë, që kanë të bëjnë edhe me sjelljen joetike nga kontabilistët e njësive ekonomike. Sigurisht, jo të gjithë kontabilistët në qendrat e kontabilitetit (studiot) veprojnë jo etikisht. Shumë veprojnë me ndershmëri. Por histori të tilla janë indikacion për ndjeshmëri etike dhe etikë më të lartë në profesionin e kontabilistëve. Një çerek shekulli më parë në shumë vende të botës ka qenë në praktikë informimi për rëndësinë e etikës në përgjithësi dhe të aplikimit të parimeve të etikës në biznese të llogaritarit (kontabilistit) në veçanti.
Në tërësi, në fjalorë të ndryshëm, jepen katër kuptime-bazë të fjalës “etikë”
1 – Sjellje disiplinore, çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe në një detyrë; morali dhe obligimi për ta kryer atë.
2 – Një grup parimesh morale dhe vlerash.
3 – Një teori ose sistem vlerash morale.
4 – Parimet e drejtimit që qeverisin një individ ose grup.
Etika në të gjitha format e saj është e lidhur me të drejtën ose të gabuarën, të mirën ose të keqen. Ajo është, gjithashtu, një grup parimesh të mbajtura nga një individ ose grup, ose disiplina që studion këto parime. Puna e kësaj disipline është të analizojë dhe vlerësojë veprimet njerëzore dhe praktikat. Për shembull, sipas disa njerëzve dhe grupeve, të asistosh në vetëvrasje është etikisht e pranueshme. Disiplina e etikës duhet të provojë çfarë kuptohet me “asistim në vetëvrasje” dhe çfarë arsyesh mund të jepen në mbështetje ose kundërshtim të kësaj praktike. Sido që të jetë puna, të asistosh në vetëvrasje, qoftë me dashje të viktimës, qoftë rastësisht, dhe të mos informosh, është e dënueshme, qoftë ligjërisht, qoftë në pikëpamje etike. Edhe në profesionin e kontabilistit, të marrësh pjesë në një mashtrim ose falsifikim shifrash, edhe kur e bëjnë të tjerët, dhe të mos informosh, është e dënueshme, qoftë ligjërisht, qoftë në pikëpamje etike.
Etika, iniciativë intelektuale
Shumë njerëz, edhe këtu në Shqipëri, mendojnë se të mashtrosh dhe të vjedhësh është gabim e faj, por edhe premtim që duhet mbajtur ndaj dikujt. Çdonjëri nga këto opsione përmban një besim moral. Nëse ju duhet të shfaqni çfarë besoni për secilin nga këto veprime ose praktika, kjo do të përbënte një pjesë të etikës suaj. Po si ta ekzaminojmë besimin tonë të etikës? Le të shohim më parë strukturën e besimit etik. Çdo etikë besimi përmban dy elementë, subjektin dhe objektin. Subjekti janë njerëzit me veprimet e tyre, ndërsa objekti është ngjarja apo gjithçka që na rrethon mbi të cilin vepron njeriu me ndërgjegjen e tij. Kështu, për personat që besojnë se të asistosh në një vetëvrasje është gabim, “të asistosh në një vetëvrasje” është subjekti i besimit dhe “gabim” është objekti etik. Subjekti i një besimi etik është zakonisht një veprim ose praktikë, ndonjëherë sistem ose institucion. Veprimet njerëzore janë subjekti primar i gjykimit të etikës. Me një veprim njerëzor ne kuptojmë një sjellje ose aktivitet që është i paramenduar, veprim që një person paramendon dhe me vetëdije zgjedh ta përmbushë. Njerëzit mendojnë rreth gjërave të cilat i kanë në kontroll dhe, rrjedhimisht, mbajnë përgjegjësi për veprimet që kryejnë. Ata nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e kafshëve, sepse nuk ka asnjë evidencë që ato (kafshët) i bëjnë gjërat e paramenduara në të njëjtën mënyrë që i bëjnë njerëzit. Sidoqoftë, jo të gjitha veprimet njerëzore të paramenduara kanë rëndësi etike. Veprimi, më parë se të ketë rëndësi etike, duhet të ketë njëlloj rëndësie në vetvete. Një person mund të vendosë me paramendim të veshë një kollare paksa më të kuqe sesa blu, ose të vendosë të hajë pure patatesh me gishta, por këto nuk janë veprime me efekt etik. Ka rregulla çfarë lloje kollaresh shkojnë dhe kur mund të hamë patate me gishta, por këto janë rregulla të modës ose të mirësjelljes e joetike. Veprimet e paramenduara, që ne sipas rastit i përcaktojmë “etike” dhe “joetike” janë zakonisht ato që sjellin dobi ose dëmtojnë njerëz të tjerë apo veten.
Praktika sociale, institucionet dhe sistemet
Veprimet njerëzore nuk janë vetëm çështje subjektesh për etikën. Përkrah veprimeve, etika ekzaminon dhe vlerëson praktikat sociale, politike dhe sistemet ekonomike. Ndërsa veprimet, si vjedhja e një individi në një situatë specifike, janë aktivitete individuale, një praktikë sociale është bashkësi e veprimeve individuale. Kur themi “të vjedhësh është gabim”, ne jemi duke vlerësuar një praktikë sociale dhe jo një veprim specifik. Kështu, në praktikën e përditshme veprimi i vjedhjes nga një kontabilist apo arkëtar, pse jo edhe nga një llogaritar, është rast i praktikave të përgjithshme të vjedhjes. Llogaritari, në veprimin e vjedhjes, sigurisht të sofistikuar, përdor informacionin e brendshëm. P.sh, nuk pasqyron të plotë një veprim arkëtimi nga klienti, duke manipuluar ne dokumentet e arkës. Ky është një rast i praktikave të përgjithshme të përdorimit të informacionit të brendshëm. Etika gjithashtu vlerëson organizatat, institucionet ose sistemet. P.sh., ne mund të vlerësojmë praktikat e një organizate të tillë si IEKA (Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar) apo të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), dhe mund të arrijmë në konkluzion se çfarë duhet të përmirësohet në punën e profesionit në të ardhmen. Thirrjet që bëhen kohët e fundit për përmirësimin e punës në profesionet e lira, si të kontabilistit dhe të ekspertit kontabël (certifikuesit të bilanceve), janë të drejta dhe kërkojnë vëmendje serioze. Ky është padyshim një gjykim etik. Shkurtimisht, etika mund të ekzaminojë dhe vlerësojë veprime dhe praktika ose sisteme në të dyja nivelet, institucionale dhe individuale.
Pse duhet ta studiojmë etikën?
Pse duhet që një llogaritar apo profesionist i kontabilitetit të përfshihet në këtë studim? A nuk ka çdo llogaritar një grup me besime morale që ai i ndjek? Sigurisht, por megjithëkëtë gjenden arsye të ndryshme për të studiuar etikën. Së pari, disa besime morale, që dikush i ka, mund të jenë të pamjaftueshme, sepse ato janë thjesht besime rreth problemeve komplekse. Studimi i etikës mund ta ndihmojë një person t’i zgjidhë këto probleme komplekse, duke parë çfarë parimesh operojnë në këto raste. Së dyti, në disa situata, për shkak të konfliktit të parimeve të etikës, mund të jetë e vështirë të vendosësh çfarë të bësh. Në këtë rast etika mund të na udhëheqë si të gjykojmë ndërmjet konfliktit të parimeve dhe të kuptojmë pse mësimet e praktikat konkrete të veprimeve janë më të dëshirueshme se të tjerat. Së treti, individët mund të kapen pas vlerash të pamjaftueshme pa e kuptuar një gjë të tillë. Duke arsyetuar këto vlera në një analizë etike, mund të arrijmë në konkluzione të pamjaftueshmërisë së tyre në jetën praktike. Por mund të ndodhë, tek individë të veçantë, që për një situatë konkrete të mendojnë për diçka se është gabim, ndërsa në një kohë të dytë, po për të njëjtën gjë të mendojnë se është e pranueshme, dhe për këtë i ndihmon etika; ose anasjelltas. Pas gjykimit ky individ (që mund të jetë një llogaritar ose kontabilist) ka ndryshuar mendjen rreth disa besimeve të tij. Në një situatë konkrete të biznesit disa kontabilistë operojnë pa iu referuar ligjit, për të kënaqur interesat e aksionerëve, pronarëve apo menaxherëve. Ata, për interesat e tyre, ndiejnë obligim ndaj atyre për të paraqitur një pamje financiare të njësisë së biznesit sa më inkurajuese. Këto në etikë quhen situata dyshuese. Kjo praktikë fillimisht justifikohet nga kontabilistët me nevojat e çastit, ndërsa e arsyetuar më thellë nga këndvështrimi i etikës quhet e pajustifikueshme. Kështu, refleksimet etike mund të na bëjnë më të ditur dhe koshientë për çështjet morale. Së katërti, arsyeja për të studiuar etikën është të kuptuarit nëse dhe pse opinionet tona ia vlejnë të kapemi pas veprimeve praktike të individëve apo grupe individësh; nëse ato janë të moralshme apo të pamoralshme. Filozofi Sokrat na ka lënë një mësim të madh: “Një jetë të pastudiuar nuk ia vlen ta jetosh”. Tek një kontabilist çfarë janë qëllimet bazë në jetë? A janë ato të pajtueshme me vlera të tjera që ai ka? Nëse do i duhej të zgjidhte mbajtjen e vendit të punës kundrejt shkeljes së përgjegjësive personale, çfarë do të bënte? Kur përgjegjësia familjare të hynte në konflikt me përgjegjësinë e punës, si do ta zgjidhte këtë? Së pesti, arsyeja për të studiuar etikën është të mësosh të identifikosh parimet-bazë të etikës që mund të aplikohen në një veprim. Kjo do të ndihmonte të zhvillohej aftësia për të vendosur çfarë duhet bërë dhe për të kuptuar pse duhet bërë. Kur përballemi me përpjekjet për të vendosur se çfarë duhet bërë në një situatë të vështirë, shpesh është ndihmuese të kemi një listë pyetjesh-bazë ose arsyesh për t’u ndihmuar se çfarë rezultati do të arrijmë. Një inxhinier ndërtimi mëson parimet e ndërtimit që t’i aplikojë në një situatë të caktuar dhe, po për këtë qëllim, një kontabilist mëson parimet e kontabilizimit, të vlerësimit apo llogaritjes, ligjshmërinë e dokumentacionit bazë etj. Kështu, gjithkush ka nevojë të mësojë parimet e etikës, që sjellja e tij, krahas profesionale, të jetë njerëzore dhe t’i aplikojë ato kur përballet me situata të vështira të marrëdhënieve etike. Në këtë mënyrë, duke zbatuar në çdo rast të gjitha parimet e mundshme të etikës, ne mund të jemi të sigurt se kemi ekzaminuar çështjet përgjithësisht mirë. Duke studiuar etikën ne mund të informohemi për numrin dhe llojin e parimeve që mund të përdoren për të vendosur çfarë duhet bërë në një situatë të caktuar. Në kushtet e globalizimit, por dhe të ekonomive kombëtare, çështjet e etikës bëhen gjithmonë më shumë komplekse në një botë gjithnjë e më komplekse.
(Pjesë nga libri “Etika e Kontabilitetit”)