Hapja selektive e dosjeve, një gabim i rëndë në rrugën e vështirë të demokracisë
Këto ditë të kësaj vere të nxehtë që ka kohën e saj, faqet e gazetave dhe të televizioneve u mbushën me lajmin se “dosjet do të hapen”. Ndërkohë që vapa ka kohën e saj, hapja e dosjeve është mjaft e vonuar. Por sinqerisht përshëndes znj. Topalli që me cilësinë e kryetares së Kuvendit mori këtë nismë të domosdoshme, por edhe shumë të vonuar në kuadrin e reformave në rrugën e vështirë të demokracisë. Them shumë të vonuar se në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste jemi shumë prapa në kohë. Atë që Gjermania e ka bërë që me rënien e murit të Berlinit, ne po e fillojmë tani. Atë që Rumania e ka bërë në vitin 2005, neve po e fillojmë tani. Si i persekutuar politik i diktaturës komuniste mendoj se jam në të drejtën time që të luftoj sa të jem gjallë “kolerën e komunizmit”, një sëmundje që iu imponua kombit tim nga forcat e jashtme, konkretisht nga lindja sllavo-bolshevike. Nga ana tjetër kam të drejtën morale se asnjë ditë dhe asnjë minute nuk i kam shërbyer Partisë Komuniste që ishte truri i sistemit shtypës dhe Sigurimit të Shtetit që ishte instrumenti i kësaj partie dhe që zbatonte vendimet politike kriminale kundër popullit. Mundet të deklaroj që isha shumë fatkeq që linda atëherë kur murtaja ogurzezë po vinte nga Uralet, dhe po zëvendësonte një sistem kriminal si fashizmi, me një sistem që zgjati më tepër në kohë dhe shkaktoj vuajtje, tmerr, varfëri, mjerim dhe miliona viktima të pafajshme në mbarë botën, komunizmin. E kam pirë kupën me helm të këtij regjimi barbar deri në fund. Ëndrra jonë që na mbajti gjallë ishte se demokracia dhe liria do të ishin afër. Vonoj shumë. Por kjo shpresë, besimi tek zoti dhe demokracia, bëri atë që të mbetemi njerëz, na dha kurajë që edhe persekutorët tanë të çuditeshin me forcën dhe besimin tonë.
Nuk është ndonjë gjë shumë interesante të njihet, por kam bërë me dhjetëra shkrime në vitet e Shqipërisë postkomuniste për domosdoshmërinë e dënimeve të krimeve të komunizmit. Kur kam qenë djalë i ri mendoja se pas rënies së komunizmit mijëra dhe mijëra volume librash do të shkruheshin për atë kohë fatzezë. Por ja se paskam qenë i gabuar. Lugati komunist po endet nëpër Evropë dhe në Shqipëri duke u bërë rrezik real kundër demokracisë. Një gjysmë shekulli ishte kaq shumë për ne shqiptarët, humbje kohe, që mbetëm vendi më i varfër i Evropës. Komunizmi hodhi rrënjë që nuk po shkulen dhe ne nuk po e kuptojmë të keqen e madhe. Politika shqiptare është e sëmurë. Është e sëmurë dhe e infektuar nga virusi komunist. Mjeku që duhet të shërojë duhet të jetë i vendosur. Nuk është një operacion i pa njohur më pare. Vendet e tjera ish komuniste po i shërojnë me sukses plagët dhe kanë hyrë në familjen evropiane. Për ne “kapërcimi i ylberit”po mbetet si ëndrra e fëmijëve të vegjël.
Hapja selektive e dosjeve ashtu si po na e servirin disa politikan, është një veprim mjaft i gabuar dhe me kosto të lartë për demokracinë në Shqipëri. Duke hapur vetëm një pjesë të dosjeve vetëm për një kategori të caktuar njerëzish në administratën publike do të thotë që e vërteta e krimeve të komunizmit asnjëherë mos të njihet dhe nga ana tjetër dosjet e ish sigurimit do të përdoren nga politika përsëri si mjet presioni kundër njerëzve. Shqipëria duhet të pastrohet nga e kaluara dhe duhet të marrë fund loja me spiunë dhe akuzat e ndërsjella kundër njerëzve, Nga ana tjetër Shqipëria nuk mundet të mbetet duke hapur dosje sa here bëhen zgjedhje për ata që pretendojnë të zgjidhen. Dosjet duhen hapur që nga Kryetari i shtetit deri tek qytetari më i thjeshtë. Kam pasur rastin të lexoj librin e shkrimtarit, nobelistit disident Aleksandër Solchenicin “Arqipelagu Gulak”. Në qindra episode, autori tregon veprimtarinë kriminale të KKB sovjetike dhe të bashkëpunëtorëve të saj kundër popullit. Por në asnjë rast nuk kam lexuar se një bashkëpunëtor i sigurimit sovjetik nuk paska dëmtuar njeri në këtë veprimtari. Nuk mundet të zbatohet rezoluta e Asamblesë Parlamentare e 25 majit 2006 “për dënimin e krimeve të komunizmit”me veprime të pjesshme, formale. Dosjet nuk duhet të marrin si qëllim diskreditimin e njerëzve që “paskan bashkëpunuar me ish-Sigurimin”. Përkundrazi ato duhet të shërbejnë që presioni i ish sigurimsave mbi viktimat e tyre të marrë fund. Ata që i shërbyen këtij formacioni kriminal në kushtet e dhunës dhe terrorit të çlirohen njëherë e përgjithmonë nga ankthi i frikës se ish-sigurimsat do të bëjnë publikë emrat e tyre. Unë mundem të vërtetoj raste kur një ish operativ sigurimi në Tiranë po ndërtonte vilën e tij me bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit, të cilët po i kërcënonte se do t’u bënte publike pseudonimet në rast se nuk punonin. Ata po mbeten skllevër edhe në demokraci. Dhe ata duhen çliruar nga ankthi. Nuk mundet që këta njerëz të fshehin kokën si struci në përpjekje për të fshehur të kaluarën. Nga ana tjetër demokracisë i duhen njerëz të kualifikuar për drejtimin e institucioneve demokratike dhe absolutisht pa të kaluar kriminale. Unë kam shkruar që në kohën e qeverisjes së PD, kam ngritur zërin në strukturat e larta të PD në vitet 1992-96, se duheshin prerë fijet e oktapodit komunist, konkretisht të ish sigurimit duke hapur dosjet. Hapja selektive e dosjeve në vitin1996 me komisionin “Mezini”ishte një veprim i pjesshëm që goditi vetëm majën e ajsbergut. Formacionet kriminale të ish sigurimit mbetën të pa prekura në elitën e partisë socialiste dhe kudo. Ish sigurimsat ishin ulur këmbëkryq në administratën shtetërore të organizuar dhe realizuan revolucionin Bolshevik të vitit 1997. Falangat e dëshpëruara se kishin humbur pushtetin rrëmbyen urat e zjarrit dhe i vunë flakën Shqipërisë. Në këtë kontekst, PD nuk mundet t’i shmanget përgjegjësisë përpara popullit shqiptar që nuk ishte e vëmendshme për të neutralizuar në kohë veprimet e ish sigurimit. Shqipëria me ngjarjet e viti 1997 bëri hapa prapa, përsëri kohë e humbur. Tani koha më nuk prêt dhe as nuk të fal. E kaluara kurrë më nuk mundet të përsëritet.
Hapja e dosjeve është kundërshtuar me ashpërsi nga e majta ish komuniste e cila ka lidhje shpirtërore me të kaluarën kriminale të diktaturës. Një propagandë e shfrenuar po bëhet se gjoja me hapjen e dosjeve “do të bëhet nami”. Se do plasi urrejtja në masën e gjerë të popullit, e plot broçkulla të tjera. Po a nuk njohim mijëra njerëz dëshmitarë të gjyqeve të inskenuara politike që kanë dërguar njerëz përpara pushkatimit?A nuk njohim ne ish të përndjekurit politikë mijëra operativë të Sigurimit, hetues, prokuror, gjykatës, njerëz të komiteteve të partisë, të komisionit të dëbim internimeve, që nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë? Persekutorët tanë enden në hapësirën e lirisë të pa trazuar. Shumica e tyre drejtojnë institucionet e shtetit, por kjo gjendje nuk mundet të vazhdojë më. Nuk mundet që ata gjykatës që i vunë litarin në grykë Havzi Nelës, që dërguan përpara skuadrës së pushkatimit Xhelal Koprenckën, Fadil Kokomanin e dhjetëra të tjerë të marrin dekorata nga Presidenti i Republikës.
Hapja e dosjeve duhet të ketë për qëllim dekomunistizimin e Shqipërisë. Gjermania ka kryer me sukses dy reforma të rëndësishme. Denazifikimin dhe dekomunistizimin e shoqërisë gjermane. Prandaj ka arritur standardet e larta të demokracisë. Deri në vitin 1964, Gjermania ka arrestuar dhe nxjerrë përpara gjyqit 86.000 ish-bashkëpunëtorë të Gestapos dhe të tjerë kriminelë të fashizmit. Ka hapur dosjet e STASIT, ish-Sigurimit komunist dhe asnjë bashkëpunëtor i tij nuk ka të drejtë të punojë në administratën shtetërore dhe të jetë as edhe një trajner i një skuadre futbolli. Atje është e ndaluar propaganda fashiste dhe “Main Kampf” i Hitlerit, ashtu sikundër Amerika ka nxjerrë jashtë ligjit Partinë Komuniste. Ne shqiptarët jemi “më të zgjuar”. Akoma diktatori Hoxha është dy here “Hero i popullit”. Duke arsyetuar sipas organizimit të strukturës kriminale të ish sigurimit se Partia ishte truri i këtij instrumenti shtypës arrijmë në konkluzionin e Xherxhinskit të “babajt” të ish-Sigurimit Sovjetik se “çdo komunist është një çekist”. Nuk është më e turpshme për një ish-bashkëpunëtor të Sigurimit ilegal, sesa për një ish-komunist bashkëpunëtor legal i ish-Sigurimit që i shërbyen diktaturës. Në këtë këndvështrim komunisti ishte rekrutuar me dëshirën e tij, ndërkohë bashkëpunëtori ilegal ishte rekrutuar me metoda të dhunshme. Në këtë kontekst nr për çdo ditë po dëgjojmë publikisht deri edhe deputet të Parlamentit shqiptarë se “janë krenarë për Baballarët e tyre që kanë qenë komunistë”. Krahasuar me Gjermaninë që e konsiderojnë njësoj të turpshme si t’i kesh shërbyer fashizmit dhe komunizmit, ne kaq larg jemi në konceptin e kuptimit të vlerave të demokracisë. . Thënë për hire të së vërtetës në lëvizjen demokratike për shembjen e komunizmit morën pjesë aktive dhe ishin në ballë të kësaj lufte dhjetëra ish-komunistë dhe sidomos bij të tyre. Ata shkelmuan komunizmin. Zot i do ata që pendohen shkruhet në librat e shenjtë. Por për fatin e keq të Shqipërisë, shumica dërmuese e ish komunistëve nuk lëvizin nga “istikami enverist”. Ne ish të përndjekurit politik që humbëm jetën tone, rininë, të afërmit tanë që nuk u kemi gjetur varret, në luftën për demokraci dhe kundër komunizmit, e kuptojmë shumë mirë se demokracia nuk mundet të funksionojë pa të majtën evropiane demokratike. Por konstatojmë me shqetësim se e majta ish-komuniste në Shqipëri po bëhet pengesë serioze në rrugën e vështirë të demokracisë. Vetëm para pak ditësh një miku jonë ish i përndjekur Eden Babani, bëri përurimin e romanit të tij “Nekrologji”, ku në qendër të romanit është një komunist me fytyrë njerëzore. Atë njeri disa herë deshën ta përjashtojnë nga partia se kishte ndjenja njerëzore dhe nuk zhvillonte “luftën e klasave”. Edhe me shembjen e sistemit fshati e zgjodhi kryeplak. Por ai kishte ndryshim me komunistët fanatik të sistemit kriminal prandaj fshati e respektoj. Në këtë pikëpamje ndryshimi është rrënjësor dhe problemet nuk mundet të ndahen si me thikë.
Duke marrë si shembull Rumaninë e cila që më 21 Dhjetorë të vitit 2005 ka ngritur institutin “Për hetimin e krimeve të komunizmit”, edhe Parlamenti shqiptar me këtë mazhorancë të djathtë duhet të përshpejtojë punën për ngritjen e këtij instituti. Hapja e pjesshme e dosjeve do të bëhet shkak që përsëri politika t’i përdorë këto dosje si mjet presioni dhe përsëri e përsëri do të notojmë në batakun e qelbur të tyre që bie erë, në një rreth viskoz pa rrugëdalje.