Rrembyen per 7 mije euro, burg tre te dyshuarve
TIRANE - Gjykata e Krimeve te Renda vendosi dje te lere ne arrest me burg, tre shtetas nga Durresi, te cilet mbajten peng nje tjeter person per 7 mije euro. Arsenola Aliaj, Ismail Hamiti dhe Andrea Leka akuzohen nga prokuroria se mbajten peng, shtetasin Gazmir Leka, pasi ky i fundit u kishte marre 7 mije euro duke u garantuar nxjerrje vize per jashte vendit ne rruge te paligjshme. Para gjykates mesohet se te pandehurit nuk kane pranuar marrjen peng. Te pandehurit jane shprehur se e kane marre me vete shtetasin Leka, vetem per t'i bere presion, dhe me ane te tij te merrnin parate qe i kishin dhene me pare. Prokurori i ka bere me dije gjykates se, te pandehurit kane marre me force Gazmir Leken duke e futur ate ne automjetin e tyre dhe larguar menjehere ne drejtim te Lushnjes. Makina ka marre drejtimin per ne qytetin e Lushnjes dhe te tre bashkepunetoret jane ndaluar ne shtepine e Ismail Hamitit. Lekes i jane vene ne dispozicion telefona ne menyre qe te fliste me miq e shoke e t'iu kerkonte para per te likuiduar 7000 eurot qe u kishte marre borxh tre rrembyesve te tij. Pasi eshte pare se askush nuk do t'i jepte gje, shtetasit telefonuan shtepine e Gazmirit, te cileve u kerkuan parate ne kembim te te afermit te tyre. Dy dite pas ketyre telefonatave dhe ne pamundesi per te gjetur parate, familjaret e 37-vjecarit i jane drejtuar policise. Te pandehurit akuzohen per vepren penale te "rrembimit te personit ne bashkepunim".