E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tar Daja dhe ushtaret e tij, me kallash ne dore

Deshmitari Izet Kurti ka deklaruar dje per perplasjen e Artur Dajes dhe Alfred Shkurtit. "Ishte ora 2 e drekes, ne vitin 1997, isha ne banesen time, se bashku me bashkeshorten dhe me vjehrrin Ramazan Zenelin. Shkova ne banje per te lare duart, kur degjova te shtena. I them bashkeshortes ku eshte babai, e cila me pergjigjet qe ishte poshte. Dola ne ballkon dhe pash se ishte nje automjet "Fiat" dhe dy te plagosur", tregoi deshmitari. Sipas tij mjeti qendronte ne xhade, ndersa 5 ose 6 metra me tutje qendronte nje "IFE", ku nuk kishte asnje person ne te. "Ne makine mbrapa shoferit ishte dhe vellai i Aldo Bares, Dani, i veshur me rroba oficeri dhe me nje skorpions ne dore", vazhdon Kurti. Me tej ai ben me dije se 20 metra me tutje, te nje klubi ishte Artur Daja, Gramor Selmani e disa persona te tjere te armatosur. Ata mesohet te ishin ulur jashte, ndersa poshte tavoline i vrare qendronte Genci Kashari. Deshmitari ka bere me dije se me pas, ata kane qelluar personat qe ishin ne makine te plagosur. Pas kesaj ngjarjeje, Kurti ka treguar se ka njohur edhe Erjon Cicin e akuzuar si anetare te "Bandes se Lushnjes". Cici mesohet ta kete rrahur deshmitarin, madje i ka thyer edhe duart. Mesohet se Cici se bashku me disa persona te tjere, e kishin cuar ne nje vend qe ishte ne afersi te Komisariatit Lushnje, ku edhe i kishin kerkuar qe t'iu sillte djalin e tij Yllin, per ta vrare. Ngjarja sipas tij ka ndodhur menjehere pas vrasjes se Nimet Zenelit, te cilin deshmitari e kishte kunat.

Bare me kerkonte te dhena per dhendrin

Vjehrri i Gramoz Selmanit, ka deklaruar se ishte thirrur dy here nga anetaret e "Bandes se Lushnjes", pasi ata i kerkonin te dhena per dhendrin e tij. Dervish Arapi deklaroi se kishte 11 vjet qe nuk kishte kontaktuar me vajzen e tij, pas kthimit te saj nga Italia dhe i vetmi informacion qe ka per te, eshte se ndodhet ne Greqi. "Me kane marre dy here dhe me kane shoqeruar tek zyrat ku rrinte "ushtria" e Alfred Shkurtit. Me kane kerkuar te dhena mbi dhendrin tim Gramoz Selmani, por iu kam thene qe nuk di asgje. Me kane lene porosi se nese do te kisha informacionin e pare, duhet t'i vija ne dijeni", tregoi i moshuari.

Te pandehurit

Ilir Stergu

Afrim Hoxha

Arben Borici

Envver Borici

Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku)

Rexhep Gina

Erion (Niko) Cici

Arjan Alico


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›