Bufon: “Gatuzon e ëndërron çdo ekip”

Juventusi është i gatshëm të hyjë në merkaton për vitin e ardhshëm. Mediat italiane kanë shtuar zërat se Xhenaro Gatuzo mund të lërë Milann në fund të sezonit. Bufon beson se cdo ekip, përfshirë edhe Juventusin, do të donin ta kishin në gjirin e tyre. "Gatuzo te Juve? Ok. Sinqerisht unë nuk e di nëse ai do të largohet nga Milani, por gjithkush e pëlqen atë, cdo ekip do të ishte me fat po ta kisht", -shpjegon Bufon.