E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Juve, luftë për Adebajor

Agjenti i lojtarit Adebajor, Vincenzo Morabito pretendoi se sulmuesi i Arsenalit është monitoruar nga gjigandët italianë, Milan dhe Juventusi. Morabito pohpi se ndërkombëtari togolez mund të marrë oferta edhe nga klube të tjera italianë, që janë në gjurmët e sulmuesit të ri. Edhe Interi është në kërkim të shërbimeve të Adebajor. Sulmuesi, 24 vjec, ka shënuar 21 gola në Ligën angleze, i treti për nga numri i golave pas Fernando Torres i Liverpulit dhe Kristiano Ronaldo i Mancesterit, golashënuesi më i mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›