E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto e Kaka ne shenjestren e Manchester City

Sezoni në kampionatet evropiane të futbollit nuk është mbylllur ende, por Manchester City ka ndezur që tani merkaton e verës duke vendosur në tavolinë oferta të cmendura për disa nga lojtarët më të njohur në botë.

Klubi anglez në pronësi të sheikut Mamsur ka siguruar pjesmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm ku kërkon të bëjë një paraqitje sa më të mirë. Për të arritur këtë objektiv trajneri Roberto Mancini pretendon të ketë në dispozicion lojtarë me eksperiencë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube.

I pari në listën e blerjeve të Mancester City është sulmuesi i Interit Samuel Eto. Anglezët janë gati të ofrojnë 52 milionë euro për futbollistin nga Kameruni, i cili një vit më parë ndihmoi Interin të fitonte Ligën e Kampioneve.

Një tjetër emër që pëlqehet nga Mancini është Rikardo Kaka. Braziliani vjen nga një sezon i dobët me Realin e Madridit, ndërkohë që paratë nuk janë problem për klubin anglez që me një ofertë të majme mund të bindë skuadrën madrilène.

Por përvec afrimeve, Manchester City ka dhe një listë largimesh kun ë krye të saj është argjentinasi Carlos Tevez, i cili kërkohet nga skuadra si Inter apo Juventus.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›