E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto’o mbron kalimin në Anzhi

Samuel Eto’o ka insistuar se nuk pendohet për largimin nga Inter dhe transferimin në Anzhi Makhachkala gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi kamerunas ishte kritikuar për largim nga Serie A në drejtim të Kampionatit rus por ai është përgjigjur duke thënë se ndihet i lumtur në skuadrën e tij të re.

“Shumë njerëz më kanë kritikuar kur kam vendosur të largohem nga Italia për të ardhur në Rusi. Mirëpo, jam i bindur se kam bërë vendimin e duhur për largim nga Inter. Ndihem mirë në Rusi dhe nuk kam synim të kthehem në Evropën perëndimore”, tha Eto’o për Canal Plus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›